LAJMI I FUNDIT:

Protestuesi irakian merr me vete në demonstrata luanin, e mbështjell me flamur

Protestuesi irakian merr me vete në demonstrata luanin, e mbështjell me flamur

Një burrë në protestat që po zhvillohen në Irak është shfaqur me një luan, të cilin e kishte mbështjellë me flamurin kombëtar. Luanin e kishte marrë me vete duke shëtitur nëpër rrugët e Bagdadit.

Të paktën 320 persona kanë pësuar nga fillimi i protestave më 1 tetor, kurse mijëra tjerë janë plagosur, transmeton Telegrafi.


Pjesëtarët e forcave të sigurisë nuk kanë hezituar të shkrepin plumba gome dhe gaz lotsjellës, direkt në trupat e demonstruesve.

E në përleshjet e fundit kanë humbur jetën katër demonstrues, tre prej të cilëve nga gazi lotsjellës që kishin fuqi ngufatëse dhjetë herë më të madhe sesa gaz lotsjellës i zakonshëm. /Telegrafi/