Punëtorët e sigurimit fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar para objektit të kësaj kompanie dhe të Qeverisë së Kosovës. Ata kanë kërkuar kthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht siç thanë jashtëligjshëm në sektorin privat. Si shenjë pakënaqësie ata hodhën edhe vezë para zyrave të KEK-ut në kryeqytet.
Lidhur me këtë ka reaguar KEK, duke thënë se punëtorët në fjalë nuk kanë asnjë mundësi të figurojnë të jenë punëtorë të subjektit juridik KEK.
“Në bazë të dokumentacionit që posedojmë, asnjë nga ish-punëtorët e kësaj ish-njësie të shthurur në vitin 2004 nuk kanë kontratë pune me KEK. Në këto rrethana, nga aspekti ligjor, punëtorët në fjalë nuk kanë asnjë mundësi të figurojnë të jenë punëtorë të subjektit juridik KEK, pasi që ata kanë kaluar tek kompanitë private para se të regjistrohej KEK si korporatë në vitin 2005”, thuhet në reagimin e KEK-ut.
Sipas tyre, shërbimet e sigurimit ofrohen vetëm nga kompanitë private.
“KEK vlerëson se Ligji për Shërbimet Private të Sigurisë parasheh që shërbimet e sigurimit ofrohen vetëm nga kompanitë private të sigurimit, të licencuara dhe të autorizuara në pajtim me këtë ligj dhe shërbimet e sigurimit ushtrohen vetëm përmes punëtorëve të licencuar të sigurimit në pajtim me këtë ligj. Mbi këtë bazë, KEK as nuk është i licencuar dhe as që ka mundësi për te aplikuar për licencim”, vijon reagimi.
Në fund, KEK thekson se nuk ka asnjë mundësi ligjore për ri-organizimin e këtij shërbimi në kuadër të korporatës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Akulloret në Super Viva që po çmendin konsumatorët këtë sezon

Bitcoin arrin një nivel të ri rekord - shkon në mbi 120,000 dollarë

‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

Kuvendi i bllokuar, pagat ecin – Demi: Mbi 1 milion euro janë shpenzuar për 120 “badihavgji” për 4 orë punë

Zbuloni mundësi të reja pune me Telegrafi Jobs

Fluturime që lidhin zemra - Air Munich, zgjedhja e duhur për kthimin në atdhe

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë