LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë punëtorët e Ferronikelit, tentuan të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit – ndalohen nga policia

Protestojnë punëtorët e Ferronikelit, tentuan të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit – ndalohen nga policia

Punëtorët e kompanisë Ferronikeli kanë protestuar para institucioneve të Kosovës, derisa një pjesë e tyre kanë tentuar të hyjnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Ata janë ndaluar nga zyrtarët policorë.


Protesta u mbajt nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Ferronikelit.

“Mos na diskrimino! Punëtorët nuk janë privatizuar! Punëtorët nuk janë të privatizuar! Plus 1,000 raste sociale! Kryeministër edhe punëtorët e Ferronikelit janë Kosovë”, ishin disa nga thirrjet e punëtorëve gjatë protestës.

Që nga 8 nëntori 2021, punëtorët e Ferronikelit kanë mbetur pa punë, për shkak krizës të energjisë elektrike kompaninë që të ndalojë prodhimin.

Punëtorët po kërkojnë që të kthehen në punë por kërkesën e tyre ata po detyrohen ta bëjnë nëpërmjet protestës. /KP/Telegrafi/