LAJMI I FUNDIT:

Protestohet kundër reformës arsimore në Kamenicë, kërkohet shkarkimi i kryetarit Kastrati

Protestohet kundër reformës arsimore në Kamenicë, kërkohet shkarkimi i kryetarit Kastrati

Reforma në arsim e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastratit po vazhdon të kundërshtohet, ndërsa kundër saj sot edhe u protestua. Banorët e fshatrave që janë të përfshira në këtë reformë kanë bërë të ditur se nuk do të ndalen deri sa Kastrati të tërhiqet nga ky vendim.

Hyrja e objektit të komunës së Kamenicës u bllokua nga një numër protestuesish që po kundërshtojnë fuqishëm reformën në arsim të Qëndron Kastratit. Organizatori i protestës, Burim Prekorogja ka thënë se do të vazhdojnë çdo ditë me protesta derisa Kastrati të tërhiqet nga ky vendim.


“Jemi kundër këtij vendimi dhe do të vazhdojmë të jemi kundër deri në tërheqjen mbrapa…Procedurat do të jenë të njëjta. Çdo ditë do të ketë protesta deri në tërheqjen e vendimit”, shprehet për RTV Dukagjinin, Burim Prekorogja.

Njëjtë janë shprehur edhe banorë të tjerë të fshatrave që janë të përfshira në reformë.

“Nëse vazhdojmë të jemi pjesë e këtij shteti i duam ditarët shkollorë pasi jemi duke vazhduar me ditarë të improvizuar, i duam librat për nxënësit edhe duam hapjen e shkollave [të mbyllura]”, shprehet banori Feim Maliqi, përcjell Telegrafi.

“Nuk duam të na marrin fëmijët e të na largojnë nga këto shkolla. Mësuesit janë me fakultet, janë të ditur e të zgjuar”, shprehet banorja tjetër Begishe Berisha.

Ndërsa një banor tjetër ka bërë të ditur se do të nisë një iniciativë për shkarkimin e Qëndron Kastratit.

“Unë kam marrë iniciativën për shkarkimin e Qëndron Kastratit. Sipas ligjeve në fuqi ne kemi të drejtë të mbledhim nënshkrime e të iniciojmë shkarkimin e Qëndron Kastratit. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Dardanës që ta mbështesin këtë iniciativë”, tha Osman Maliqi.

Ndërsa Komuna e Kamenicës është shprehur e gatshme për të informuar  të gjithë të interesuarit rreth kësaj reforme, teksa u ka bërë thirrje partive politike që mos ta keqpërdorin për qëllime politike./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori