Protestë për ‘Rrugën e vdekjes’ në Petrovec, banorët kanë frikë nga makinat që ikin nga pikëpagesa (Video)
![Protestë për ‘Rrugën e vdekjes’ në Petrovec, banorët kanë frikë nga makinat që ikin nga pikëpagesa (Video)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/petrovec-deri-ora-18-nuk-do-t-euml-paguani-n-euml-pik-euml-n-pagesore_hd-780x439.jpg)
Kamionistët nuk e respektojnë shenjën e cila ndalon kalimin në të majtë për automjete me ngarkesë mbi 5 tonë. Petroveci është pagesa rrugore e fundit para hyrjes në Shkup. Megjithatë, rrallëkush ndalet, sepse vetë tereni u mundëson vozitësve para rampës të shkyçen, të ngasin 3km nëpër vendbanimin dhe sërish, mbrapa rampës të kyçen në autostradë.
“Me shpejtësi të papërshtatshme dhe mospërfillja e sinjalizimit, po vozitet nëpër komunën e Petrovecit në Shkup. Edhe pse shenjat tregojnë që automjetet e rënda nuk duhet të kalojnë këtu kjo ndodh çdo ditë. Banorët pohojnë se shoferët për ta mos paguar pikën pagesore, ngasin nëpër komunën e tyre dhe krijojnë ngecje në komunikacion”, Arbana Q.Klimenta, gazetare.
Banorët për 6 orë e bllokuan rrugën rajonale. Thonë se është rritur numri i automjeteve që kalojnë nëpër këtë vendbanim, e me këtë janë rritur edhe rastet e aksidenteve me pasoja vdekjeprurëse.
“Kjo është e tmerrshme. Gjatë ditës ka plot makina. Ka fëmijë. Prandaj dolëm që të zgjidhet problemi me pagesën rrugore. Ikin që të mos paguajnë, kalojnë këtu dhe krijohet kaos”, tha Stojan Simonovski, banor i Petrovecit.
“Kërkojmë që të kthehet pika pagesore ashtu siç ishte dhe në Katllanovë të gjenden zgjidhje për hyrje dhe dalje. Këtu askush nuk mendon për qytetarët. Të gjithë kemi fëmijë. Të gjithë kemi probleme me gjëra të mjerueshme. Me trotuar nga 20 centimetra. Ejani në mëngjes, as në dyqan nuk mund të shkojmë, as semaforë s’ka, nuk ka vija të bardha, janë fshirë dhe askush nuk ndalet. Kjo është çështje mizore”, tha një banor tjetër i Petrovecit.
Kryetari i Petrovecit, Borçe Mitevski thotë se disa herë është ndryshuar regjimi i komunikacionit dhe vendet për shkyçje nga autostrada.
“Nuk mund ta parandalojmë lëvizjen e automjeteve. Mënyra e vetme që institucionet ta dëgjojnë zërin, është kjo protestë. Por, unë megjithatë mendoj se brenda 5-6 ditëve kjo do të mbetet në të kaluarën. A do të jetë ashtu, do ta shohim në 5-6 ditët e ardhshme, në qoftë se hapet autostrada Miladinovci-Shën Nikollë, ashtu siç deklaruan institucionet”, tha kryetari i Petrovecit, Borçe Mitevski.
Edhe pse banorët tashmë e dy muaj po protestojnë dhe e bllokojnë rrugën, megjithatë përgjigje apo takim me institucionet, ende s’ka. Ata kërkojnë takim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve dhe drejtorin e NP “Rruga dhe rrugica”, si dhe përkrahje nga kryetari i komunës.
Kërkuam qëndrim edhe nga Agjencia për Rrugë Shtetërore, por deri në fillim të këtij edicioni të lajmeve nuk morëm përgjigje. Banorët janë dëshmitarë se pikërisht në këtë rrugë, deri më tani kanë ndërruar jetë shtatë fëmijë. Për çdo ditë shtypen këmbësorë, çiklistë dhe ndodhin aksidente trafiku./tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Dyshohet se një grua u dhunua dhe u sulmua fizikisht në Gjilan, prokuroria inicion rastin si “Trafikimi me njerëz”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/salla-e-gjykates-gjykata-themelore-pallati-i-drejtesise-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-2-1-380x233.jpg)
Dyshohet se një grua u dhunua dhe u sulmua fizikisht në Gjilan, prokuroria inicion rastin si “Trafikimi me njerëz”
![Erasmus for Young Entrepreneurs – një mundësi e veçantë për të rinjtë dhe ndërmarrësit nga Kosova](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto_kryesore-380x233.jpeg)
Erasmus for Young Entrepreneurs – një mundësi e veçantë për të rinjtë dhe ndërmarrësit nga Kosova
![Arrestimi i Veliajt, Rama kritikon punën e prokurorëve: Shqipëria nuk është republikë hetuesish](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-2-380x233.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama kritikon punën e prokurorëve: Shqipëria nuk është republikë hetuesish
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Reagimi i BE-së për zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kallas_kos.jpg)
Reagimi i BE-së për zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re