LAJMI I FUNDIT:

Protestë e të punësuarve nga Fonderia e Shkupit para DAP (VIDEO)

Protestë e të punësuarve nga Fonderia e Shkupit para DAP (VIDEO)

Protesta e të punësuarve të fonderisë së Shkupit është transferuar para Drejtorisë për të ardhura publike. Siç njofton 24Vest, të punësuarit kërkojnë nga DAP të nis procedurë juridike kundër punëdhënësit për shkak të rrogave dhe kontributeve të papaguara, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Një pjesë e tyre pohojnë se në firmë janë dhënë para të gatshme në dorë, pa u paguar të dhënat.


Të punësuarit thonë se gjendja me pagesën e rrogave është vështirësuar në shtator të vitit të kaluar. Ata thonë se Ministria për punë dhe politikë sociale dhe Inspektorati i punës kanë lëshuar vendim me të cilin e kanë obliguar punëdhënësin ti mënjanojë parregullsitë, por ai nuk ka vepruar në pajtim me ligjin./Telegrafi/