LAJMI I FUNDIT:

Protestat ‘sporadike’ nuk trembin Qeverinë

Protestat ‘sporadike’ nuk trembin Qeverinë

Kërkesat që dolën nga protesta e së shtunës, që të ketë zgjedhje të parakohshme për shkak të humbjes së legjitimitetit nga Qeveria e Kosovës, nga kjo e fundit konsiderohen irracionale dhe të konsumuara.

Madje, përfaqësuesit e koalicionit thonë se nuk u frikësohen protestave, ndërsa zgjedhje nuk ka para qershorit 2018


Protestat sporadike të opozitës nuk e kanë “trembur” koalicionin qeverisës, i cili edhe një herë iu çon “selam” partive opozitare se zgjedhje nuk ka para qershorit të vitit 2018. Kërkesat që dolën nga protestat e të shtunës që të ketë zgjedhje të parakohshme për shkak të humbjes së legjitimitetit nga Qeveria e Kosovës, konsiderohen irracionale dhe të konsumuara.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se Qeveria nuk e ka ndërmend ta bartë presionin e opozitës. Sipas tij, çështjet dhe protestat e opozitës janë e drejtë e tyre, por që për dorëheqje nuk bëhet fjalë.

Gecaj, i cili është edhe këshilltar i kryeministri Isa Mustafa, thotë se koalicioni qeverisës nuk rrezikohet nga protestat e opozitës, ndërsa ia bën të qartë opozitës së shkapërderdhur se “Qeveria do ta përfundojë mandatin e saj në vitin 2018 dhe se deri atëherë nuk do të ketë ndryshime me pushtetin”… /Zëri/