Në Beograd më 17 qershor është mbajtur protesta e shtatë me moton “Serbia kundër dhunës”. Gjatë tubimit në kryeqytetin serb u paralajmërua se protestat do të radikalizohen nga java e ardhshme nëse kërkesat e protestuesve nuk plotësohen.
Pasi organizatorët mbajtën fjalime, protestuesit filluan të marshonin përgjatë një autostrade, në të cilën u mbyll trafiku deri në orën 21:00.
Protesta po ashtu janë mbajtur në Novi Sad, Nish dhe Kragujevc.
Protestat nisën pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë në fillim të majit. Protestuesit po kërkojnë shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, por edhe të anëtarëve të Rregullatorit të Mediave Elektronike dhe udhëheqjen e Shërbimit Publik të Serbisë.
Protestuesit po ashtu po kërkojnë mbylljen e tabloideve që përhapin dhunë dhe marrjen e frekuencave kombëtare për televizionet që promovojnë dhunë përmes programeve të tyre.
Smiljan Banjaq, gazetar në një radio, që mori pjesë në protestën në Beograd, tha se qytetarët në mënyrë naive besuan “se një tragjedi e tmerrshme do të na këndellë”, por në vend të kësaj ata vetëm u ofenduan.
“Nëse kërkesat nuk plotësohen, në protestën e radhës do të marrim veprime më konkrete”, tha ai.
Ai tha se herën tjetër, përveç Beogradit, Nishit dhe Novi Sadit, edhe dhjetë qytete të tjera do të bllokohen.
“Ose dhuna do të ndalet, ose Serbia do të ndalet”, theksoi ai, transmeton REL.
Pavle Cicvariq, student në Universitetin e Beogradit, tha se gjeneratat e mëparshme në vitet ’90 kishin rrëzuar regjimin që kishte promovuar dhunë.
“Ata patën sukses, dhe tani na përket ne që ta rrëzojmë regjimin e njëjtë. Studentët më nuk do të qëndrojnë të heshtur dhe do të veprojnë ndaj çdo padrejtësie që do të bëhet”, tha ai.
Këto protesta në Serbi kanë nisur para një muaji dhe ato po thirren nga grupet parlamentare në opozitë, sikurse Partia Popullore, Partia Demokratike dhe koalicioni i Të gjelbërve të majtë. Megjithatë, partitë opozitare kanë thënë se protestat nuk janë politike.
Ndërkaq, me kërkesën e 61 deputetëve në Parlamentin e Serbisë ka nisur diskutimi për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bratisllava Gashiq. Në seancën e mbajtur më 15 qershor mori pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila tha se “absolutisht” nuk do të propozojë shkarkimin e Gashiqit. Sipas saj, ai po kryen punën me përgjegjësi dhe seriozitet.
Debati parlamentar për këtë çështje do të vazhdojë më 21 qershor. Qeveria serbe ka akuzuar opozitën se po “politizon tragjedinë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-780x439.jpg)
Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan
![Trump raportohet se u ka thënë evropianëve: Blini armë nga ne ose kujdesuni vetë për sigurinë tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-7-780x439.jpg)
Trump raportohet se u ka thënë evropianëve: Blini armë nga ne ose kujdesuni vetë për sigurinë tuaj
![Serbët e Kosovës drejt Serbisë - përkrahin protestat e studentëve kundër Vuçiqit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/student-780x439.jpg)
Serbët e Kosovës drejt Serbisë - përkrahin protestat e studentëve kundër Vuçiqit
![Vuçiqit po i dështon tubimi, rrit pagesën për pjesëmarrësit në takim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-22-780x439.jpg)
Vuçiqit po i dështon tubimi, rrit pagesën për pjesëmarrësit në takim
![Von der Leyen i përgjigjet kërkesave të Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1afd6c10-b77c-469d-8f93-8800c450045b-780x439.jpg)
Von der Leyen i përgjigjet kërkesave të Trumpit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-11-780x439.png)
"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara