LAJMI I FUNDIT:

Protesta të dhunshme pas arrestimit të ish-kryeministrit pakistanez – gjashtë të vdekur dhe disa të plagosur

Protesta të dhunshme pas arrestimit të ish-kryeministrit pakistanez – gjashtë të vdekur dhe disa të plagosur

Në protestat e nisura pas arrestimit të ish-kryeministrit, Imran Khan nga Byroja Kombëtare e Përgjegjshmërisë (NAB) në Pakistan, gjashtë persona mbetën të vrarë dhe 13 të plagosur.

Sipas raporteve të medias kombëtare, mijëra mbështetës të PTI-së filluan protestat në gjithë vendin pasi udhëheqësi i Partisë së Lëvizjes për Drejtësi të Pakistanit (PTI), Khan, i cili erdhi në kryeqytetin Islamabad nga Lahore për të marrë pjesë në seancat, u arrestua para gjykatës nga trupat paraushtarake.

Zhvillimi vjen disa ditë pasi ai akuzoi një oficer të lartë ushtarak për komplot për ta vrarë, raporton aa.


Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, arrestohet jashtë një gjykate në Islamabad
Lexo po ashtu Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, arrestohet jashtë një gjykate në Islamabad

Khan u arrestua nga Rangersat, forca paraushtarake e vendit, pikërisht kur një gjykatë në Islamabad i dha atij lirim të përkohshëm me kusht në shtatë raste, raportoi Dunya News.

Në deklaratën e bërë nga Departamenti i Policisë së Islamabadit, thuhet se gjatë protestave janë plagosur pesë policë dhe janë arrestuar 43 demonstrues.

Ndryshe, Khan u arrestua nga një gjykatë në Islamabad në një rast korrupsioni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Kalo në kategori