LAJMI I FUNDIT:

Protesta popullore të LQMM në nëntë qytete të Maqedonisë

Protesta popullore të LQMM në nëntë qytete të Maqedonisë

Nga Lëvizja qytetare për mbrojtje të Maqedonisë – LQMM në faqen e tyre të Facebook, informojnë që sonte do të mbahen tubime qytetare në dhjetë qytete të vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga LQMM thonë se qytetarët janë të unifikuar rreth përfundimit të krizës dhe zëshëm theksojnë që zgjedhjet janë zgjidhje e vetme për fund të agonisë në të cilën gjendet Maqedonia.


Kjo porosi, thonë nga LQMM, do të përcillet nga tubimet e mëdha popullore, të cilët do të mbahen anembanë shtetit – në Manastir, Shtip, Veles, Dellçevë, Gjevgjeli, Strumicë, Kumanovë, Radovish dhe Tetovë.

-Maqedonia është e bashkuar. Ndal për skenarët shkatërruese, mjaft me krizë të imponuar. Zgjedhje patjetër të ketë, populli duhet ta shfrytëzojë të drejtën demokratike të vendos për ardhmërinë e vetë! Shihemi sonte!, porosisin nga LQMM.

Të gjithë tubimet popullore në Organizim të LQMM fillojnë në ora 19./Telegrafi/