LAJMI I FUNDIT:

Protesta për sigurimet e automjeteve, organizatorët takojnë guvernatorin e BQK-së

Protesta për sigurimet e automjeteve, organizatorët takojnë guvernatorin e BQK-së

Para Bankës Qendrore të Kosovës me dhjetëra qytetarë po protestojnë për të kundërshtuar vendimin e BQK-së për shtrenjtimin e sigurimeve të automjeteve për 26%.

Me pankarta në duar, para kësaj banke, ata po bëjnë thirrje për shfuqizim të këtij vendimi sepse sipas tyre në këtë mënyrë ata do të dëmtohen.


Agan Hajdarhoxha nga grupi i “Meraklive të kerreve”, tha se po kërkojnë që të kthehet çmimi i mëparshëm.

“Ne nuk po kërkojmë që të lirohet sigurimi, ne po kërkojmë që të kthehet vendimi i vjetër siç ka qenë. Kërkoj nga ky institucion që të marrë sa më shumë masa që ta kthejë vendimin e vjetër. Për t’u regjistruar një veturë standarde duhen minimumi 300 euro. Rroga mesatare nuk e kalon shumën 230 euro. Imagjinojini si do e kaloj muajin një qytetar”, tha ai.

Tha se kjo protestë është paqësorë dhe në rast se nuk do të ketë shfuqizim të këtij vendimi, do të dalin në protesta të tjera.

Udhëheqës të kësaj proteste tani kanë hyrë në takim me guvernatorin e BQK-së.

Ndryshe, ky vendim ka hyrë në fuqi më 15 të këtij muaji./kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori