“Maqedonia Bllokon” sot mbajti protestat e paralajmëruara. Ato para Qeverisë së Maqedonisë protestojnë kundër ndryshimeve kushtetuese, kundër ndryshimi të emrit.

Ata kërkojnë amnisti, siç thonë, për votë kundër Maqedonisë Veriore. Në protestë gjithashtu ata kërkuan dorëheqjen e Qeverisë dhe ndalimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese.

Nga iniciativa “Maqedonia Bllokon” deklarojnë se do të ngrenë padi penale kundër ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, për shkak se më 15 dhjetor ka penguar tubimin publik.

Në protestën e sotme kishte numër të madh të forcave të rendit se sa protestues./Telegrafi/