LAJMI I FUNDIT:

Lirohen protestuesit e arrestuar për protestën para Bashkisë së Tiranës

Lirohen protestuesit e arrestuar për protestën para Bashkisë së Tiranës

Gjykata e Tiranës liroi sot katër protestuesit e arrestuar pas protestës para Bashkisë së kryeqytetit të premten e kaluar, duke vendosur ndaj tyre masën detyrim paraqitjeje.

Sipas gjykatës personat e arrestuar nuk duhet të marrin pjese në tubime.


Policia nisi arrestimet menjëherë pas protestës duke mësyrë në orët e mesnatës deri mëngjesin e të shtunës në banesat e protestuesve.

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së
Lexo po ashtu Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Në pranga u vunë shtetasit Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franc Kaloshi dhe Artan Muçmata, me akuzën e përdorimit të lëndëve piroteknike dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Ndërkohë, u proceduan penalisht në gjendje të lirë anëtari i këshillit bashkiak dhe sekretar i përgjithshëm i PL Tedi Blushi, Shefi i organizimit të Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe 2 protestues të tjerë. Ndërsa u shpallën në kërkim 7 protestues të tjerë. /Telegrafi/