LAJMI I FUNDIT:

Protesta e Shoqatës së transportit rrugor, parakalojnë qindra autobus nga “Veterniku” në drejtim të Qeverisë

Protesta e Shoqatës së transportit rrugor, parakalojnë qindra autobus nga “Veterniku” në drejtim të Qeverisë

Shoqata e transportuesve sot në shenjë proteste për mos subvencionimin nga Qeveria në formë proteste është duke parakaluar me autobusë në kryeqytet, ndërsa do të ndalen para objektit të Qeverisë.

Të mërkurën kishte filluar grevë e Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, e të cilët vendosen që të ndalin qarkullimin e autobusëve.

Bojkotimi i punës dhe greva e operatorëve të transportit publik zgjati dy ditë, ndërsa për sot është paralajmëruar e Shoqatës së Transportuesve të Udhëtarëve (SHTU), ku të gjithë operatorët do t’i sjellin autobusët para Qeverisë së Kosovës.


Ndërkohë që kryeministri në detyrë Avdullah Hoti nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar nga SHTU-ja që sa më parë të kthejnë shërbime për qytetarët. Ai ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të favorshme.

Në komunikatë thuhet edhe se, bizneset e sektorit të transportit të udhëtarëve kanë qenë përfitues nga masat e Qeverisë (pagesa prej 290 eurove për numër të të punësuarve, pagesa 50 për qind të qirasë, pagesa e 170 eurove). Në fund të komunikatës shpjegohet se pandemia COVID-19 ka prekur shumë sektorë dhe se është e pamundur që shteti të kompensojë çdo humbje që kanë pasur bizneset

Mirëpo, kreu i shoqatës Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se kërkesat e tyre janë të njohura për Qeverinë që prej verës së kaluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori