LAJMI I FUNDIT:

Protesta e opozitës në Shqipëri, 11 të arrestuar

Protesta e opozitës në Shqipëri, 11 të arrestuar

Njëmbëdhjetë janë protestuesit e arrestuar pas përfundimit të së parës protestë kombëtare të opozitës, që u zhvillua me Rithemelimin dhe grupin Bardhi të bashkuar dhe njëherësh pa prezencën e ish-kryeministrit Sali Berisha në shesh.

Sipas një monitorimi të kryer nga institucioni i Avokatit të Popullit, protestuesit e arrestuar mbahen në Komisariatin Nr.1 në kryeqytet.


“Institucioni i Avokatit të Popullit ka monitoruar sot protestën e organizuar nga opozita në Tiranë. Në terren përgjatë gjithë kësaj proteste kanë qenë 4 grupe monitoruese, e më tej pas përfundimit të protestës janë monitoruar të gjitha komisariatet e Tiranës. Përsa më sipër Avokati i Popullit bën me dije sa më poshtë vijon: Protesta është zhvilluar përgjithësisht në një klimë paqësore, përtej disa incidenteve të lokalizuara, gjatë ecurisë së saj. Nga monitorimi i kryer në komisariate ka rezultuar se deri në orën 22:00 ka pasur 11 të shoqëruar, vetëm në Komisariatin nr.1, të gjithë persona madhorë, ndërsa në komisariatet e tjera nuk ka pasur të shoqëruar.”

AP bën me dije se mes të shoqëruarve, një prej tyre pretendon se është dhunuar gjatë kësaj proteste nga policë civilë, në momentin e ndalimit.

“Shtetasi A.M kishte shenja të dukshme lëndimi në fytyrë, enjteje dhe mavijosje në syrin e majtë dhe Avokati i Popullit i mori një ankesë e cila do të trajtohet në vijim.”

Avokati i Popullit thekson se e drejta e protestës paqësore është një e drejtë thelbësore, e njohur dhe e garantuar nga Kushtetuta./A2 News

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori