LAJMI I FUNDIT:

Protesta e Njësitit Special Intervenues – këto janë 14 kërkesat e Policisë së Kosovës

Protesta e Njësitit Special Intervenues – këto janë 14 kërkesat e Policisë së Kosovës

Njësiti Special Intervenues (NJSI) dhe Sindikata e Policisë së Kosovës kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, para mediave shpalosi 14 kërkesat e tyre për Qeverinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.


Siç tha Zeqiri, kërkesat e tyre janë legjitime dhe kërkojnë nga Qeveria zgjidhja sa më të shpejtë.

“Kemi adresuar kërkesa me shkrim dhe kemi pasur takime me qeveritarë dhe kemi paraqitur kërkesa verbale dhe kemi dërguar në Kuvend një peticion me pakënaqësitë të Policisë së Kosovës. Policia çdo herë ka qenë dhe është e përkushtuar në mbrojtje të Kosovës, bazuar në ligjet tona. Kërkojmë të plotësohen kërkesat legjitime të Policisë së Kosovës”, tha ai.

Për të dytën herë, Njësiti Special Intervenues proteston para Qeverisë
Lexo po ashtu Për të dytën herë, Njësiti Special Intervenues proteston para Qeverisë

Më poshtë kërkesat e paraqitura nga Zeqiri:

1. Përmirësimi i kushteve, veshmbathje, mjete të punës, objektet policore dhe pajisjet tjera;

2. Rrezikshmëria për policët të jetë permanente dhe të mos varet nga një vend, dhe shtesat të jenë 25 deri 50 përqind e pagës bazë dhe të formohet komisioni i cili do të bëjë kategorizimin e shtesave;

3. Përfshirje e njësive të caktuar në tregun e punës;

4. Ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare;

5. Sigurimi jetësor dhe rritja në fondin shëndetësor;

6. Invaliditeti, policë të cilët janë lënduar gjatë kryerjes zyrtare;

7. Përfshirja e stafit civil në shtesat për punë specifike;

8. Shujta ditore për të gjithë pjesëtaret, jo në mënyrë selektive;

9. Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg;

10. Shtesat për fundvit, për ata që kanë treguar performance të mirë gjatë vitit;

11. Rikthimi i përvojës së punës siç ka qenë, dhe njohja e shkollimit;

12. Të rikthehen tri paga përcjellëse për ata që pensionohen;

13. Të lejohet një pagë për policët që mund të kenë një rast vdekje në familje;

14. Përkujdesje për mirëqenien e pjesëtarëve të policëve,  për ata që kanë rënë gjatë detyrës zyrtare; 

Protesta ka përfunduar pas fjalimit të Zeqirit për media ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori