LAJMI I FUNDIT:

I propozoi martesë me unazën të cilën ajo e mbante – e këtë nuk e dinte (Foto)

I propozoi martesë me unazën të cilën ajo e mbante – e këtë nuk e dinte (Foto)

Burri i njohur vetëm si Terry nga Australia, e ka propozuar të dashurën Anna me unazën të cilën ajo e kishte mbajtur brenda qafores, por pa e ditur këtë.

Për përvjetorin e parë të lidhjes, ai e kishte gdhendur një varëse druri, ndërsa brenda e kishte futur stolinë e arit, transmeton Telegrafi.

Unaza brenda varëses nga druri

“Dëshiroja diçka të veçantë dhe për fat të mirë i pëlqeu”, ka thënë Terry lidhur me rastin.

Pranoi propozimin nga unaza që dikur e mbante në qafë

“Shkuam te një shpellë në Skoci, të cilën dëshironim ta vizitojmë për një kohë të gjatë. I kërkova qaforen kinse për fotografi dhe më pas e ndava me thikë”, ka shpjeguar ai momentin e nxjerrjes së unazës. /Telegrafi/