LAJMI I FUNDIT:

Propozohet heqja e kompensimit prej 70 për qind të pagës për bordin e Trustit

Propozohet heqja e kompensimit prej 70 për qind të pagës për bordin e Trustit

Komisioni për Buxhet dhe Transfere gjatë mbledhjes së sotme ka vendsour që anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional t’u hiqet kompensimin prej 70 për qind të pagës, pas përfundimit të mandatit për periudhën prej një viti.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere nga Vetëvendosje, Hekuran Murati tha kjo është abuzim me paranë publike dhe nuk është e drejtë që kjo barrë t’i bie kontribut paguesve.


“Meqenëse anëtarët kanë qenë të vetëdijshëm para se me filluar punën që e kanë kufizimin mendoj që nuk është fer ndaj kontribut pagues me ju ngarkuar kjo tarifë.  Kjo është me njëfarë mënyre abuzim me paranë publike” tha Murati.

Kryesuesi i Bordit të drejtorëve të Fondit Pensional të Kosovës (TRUST), Ruzhdi Morina, tha se ky vendim është marrë nga vet bordi,  por kjo është në dorë të deputetëve nëse do të aprovojnë këtë kompensim.

“Ky kompensim është për shkak se anëtarët janë të kufizuar se ku mund të punojnë pas përfundimit të mandatit …Është në dorë të Kuvendit nëse do të vazhdojnë të aprovojnë këtë kompensim”, tha ai.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Kalo në kategori