Një djalë i ri nga Minnesota e SHBA-ve, ka gjetur një metodë unike për t'i propozuar martesë partneres së tij.

Ai fillimisht kishte shkelur me këmbë borën duke e shkruar "Martohu me mua", dhe më pas i ka kërkuar asaj që ta bëjnë një udhëtim të shkurtër me aeroplan, me qëllim që ajo ta shoh mbishkrimin brenda zemrës.


2 78

Gavin Becker student i aviacionit në universitetin e Dakotës së Veriut, ka arritur ta realizoi ëndrrën e tij në liqenin Crow Wing, transmeton Telegrafi.

Por për ta bërë realitet ëndrrën e tij, ai kërkoi ndihmën e familjarëve të cilët dolën për ta shkelur borën dhe për ta shkruar në liqenin e ngrirë "Martohu me mua" brenda një zemre gjigante.

Atyre u janë dashur plot katër orë që në një hapësirë prej mbi 50 metra, të shkruajnë me këmbë shkronjat dhe zemrën.

3 60

Më pas Becker mori me qira një aeroplan me të cilin shëtiti së bashku me partneren Olivia Toft, e cila mbeti e habitur kur pa mbishkrimin në liqenin e ngrirë.

Është interesant se si në të njëjtin liqen të ngrirë 28 vite më parë ishin fejuar prindërit e Beckerit, Ed dhe Sara. /Telegrafi/