Javën që po lëmë pas Zyra e Rregullatorit për Energji ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, ndërsa partitë opozitare kanë kundërshtuar ashpër mundësinë e rritjes së çmimit të rrymës, madje kanë paralajmëruar edhe protesta.
Po javën e kaluar pasi shteti i Kosovës ndaloi organizimin e referendumit të Serbisë në Kosovë, ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter, i cili ka thënë se Kosova gëzon të drejtën e saj, si shtet i pavarur, që “të përcaktojë kushtet me të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj”.
Vendi ditët e kaluara ka shënuar numër të lartë të të infektuarve me COVID-19, ndërsa vetëm të premten janë 2,943 raste të reja me coronavirus. Pas kësaj, të premten Qeveria e Kosovës vendosi masa të reja antiCOVID.
Propozimi i ZRRE-së për tarifat e reja të rrymës
Zyra e Rregullatorit për Energji ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, ndërsa partitë opozitare kanë kundërshtuar ashpër mundësinë e rritjes së çmimit të rrymës, madje kanë paralajmëruar edhe protesta.
ZRRE thotë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh energji elektrike në muaj.
“Subvencioni i dhënë nga Qeveria e Kosovës efektivisht ndikon që tarifat e konsumatorëve biznesor të mos pësojnë rritje dhe faturat për konsumatorët shtëpiak të mos rriten për konsumin që mund të ofrohet me tarifën ekzistuese nga kapacitetet vendore në Kosovë deri në 600 kWh për muaj”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.
Në raport, ZRRE propozon që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 12.31 eurosh. Ndërsa, konsumatorët që shpenzojnë 1,000 kWh rrymë në muaj të paguajnë 24.62 euro më shumë të çmimit të rrymës.
Por, propozimi për tarifa të reja të rrymës është kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, pas paralajmërimeve për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Në një postim në Facebook, kreu i LDK-së shkruan se fajtor kryesor për këtë është Qeveria e Kosovës, e cila sipas tij, është vonuar në përgjigjen e saj ndaj krizës energjetike.
Sipas Abdixhikut, vendimet në lidhje me problemin e energjisë elektrike kanë qenë të vonshme dhe skandaloze.
Pas propozimeve për shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se kjo është njëra nga goditjet më të ashpra ndaj qytetarëve.
Anëtar i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për medie ka thënë se masat e propozuar nga Qeveria e Kosovës nuk përkojnë me gjendjen aktuale të familjeve.
“Masat e propozuar nga Qeveria nuk përkojnë me gjendjen e familjeve kosovare. Pas një periudhe ekonomike, si rezultat i pandemisë COVID-19, e cila po vazhdoj të jetë e tillë, madje edhe më e rënduar, kjo është njëra nga goditjet më të ashpra që po i bëhet qytetarëve tonë sot, e të cilët fatkeqësisht dhe padrejtësisht do të përballen me pasojat më të mëdha të rrymës në historinë e Kosovës”, tha Stavileci.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po shqyrton mundësinë e organizimit të protestave për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Pas referendumit serb, ambasadori amerikan në OSBE: Kosova përcakton kushtet për organizimin e zgjedhjeve të huaja në territorin e saj
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter, ka thënë se Kosova gëzon të drejtën e saj, si shtet i pavarur, që “të përcaktojë kushtet me të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj”.
Deklarimet e ambasadorit amerikan në OSBE vijnë vetëm pak ditë pasi Serbia organizoi një referendum, të cilin autoritetet kosovare nuk lejuan të mbahej në territorin e Kosovës.
Ambasadori amerikan në OSBE, Michael Carpenter përmes një reagimi në rrjetet sociale, të shpërndarë nga Ambasada e SHBA në Kosovë ka përshëndetur zgjedhjet për ndryshimet kushtetuese në shtetin serb të mbajtur më 16 janar.
Lidhur me referendumin ambasadori amerikan përkujton se “Shtetet e Bashkuara iu bashkuan partnerëve të saj evropianë duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve serbë që të marrin pjesë, pasi ne besojmë se është e rëndësishme që votuesit me të drejtë të votojnë në zgjedhje dhe referendume. Thënë kështu, le të jemi të qartë për qëndrimin e SHBA-së për të drejtat e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran për të përcaktuar kushtet me të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj”, shkruan Telegrafi.
SHBA ka shpresuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdonte praktikën e kahershme të lejimit të OSBE-së për të mbledhur fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë, por ajo zgjodhi të mos e bënte këtë.
Ai më tutje e ka përgëzuar “Misionin e OSBE-së në Kosovë për gatishmërinë e saj që edhe një herë të marrë përsipër detyrën për të ndihmuar serbët që jetojnë në Kosovë për të votuar”.
Shtetet e Bashkuara mezi pret të diskutojë me partnerët e tyre – si me Qeverinë e Kosovës ashtu edhe me Qeverinë e Serbisë, “se çfarë aranzhime dhe akomodime mund të bëhen për t’u siguruar që qytetarët, të cilët banojnë në Kosovë dhe Serbi të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e vendit të tyre dhe duke vepruar kështu, të jenë në gjendje të përcaktojnë të ardhmen e tyre evropiane”.
SHBA-ja shpreh keqardhjen se Kosova nuk është anëtare e këtij organi (OSBE) dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të flasë vetë sot. Ajo mezi pret ditën kur Kosova të jetë shtet pjesëmarrës i kësaj organizate.
SHBA-të vazhdojnë të inkurajojmë qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja “Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë përparim drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që rrit stabilitetin rajonal”.
Të përkujtojmë se Kuvendi i Kosovës të shtunën (15 janar) ka miratuar rezolutën që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.
Me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi rezolutën gjatë një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.
Sipas rezolutës, mbajtja e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, “cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare”.
Rezoluta u propozua nga katër grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupit Multientik. Partia Demokratike në opozitë nuk mori pjesë në seancë.
Masat e reja antiCOVID-19
Sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese kundër coronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi deri më 4 shkurt.
Me masat e reja ndalohet lëvizja e qytetarëve pas orës 22:00, kurse sektori i gastronomisë lejohet të punojë vetëm deri në ora 21:00, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë, ndërsa operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.
Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy udhëtarë.
Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse.
Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot, qendrat rinore, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 30% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse, me kusht që publiku të jetë i ulur në karrige. Obligohet mbajtja e maskës dhe distancës fizike prej një metër në mes të personave.
Mbyllen fitneset, palestrat dhe institucione të tjera për shfrytëzim të publikut për aktivitete sportive dhe rekreative, me përjashtim të klubeve profesionale sportive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje