LAJMI I FUNDIT:

Propozimi për një njësi zgjedhore kthehet në agjendën e Kuvendit të Maqedonisë

Propozimi për një njësi zgjedhore kthehet në agjendën e Kuvendit të Maqedonisë

Komisioni për Sistem Politik do të debatojë sot për propozimin e partive më të vogla për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, por mundësitë për miratimin e saj janë minimale.

Propozimi për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, me të cilën parashikohet miratimi i një njësisë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe listave të hapura për zgjedhjet lokale, është kthyer në agjendën e Komisioni kuvendar për Sistem Politik. Të dy propozimet, të dorëzuar nga partitë më të vogla, janë në rendin e ditës së seancës kuvendare.


Edhe pse pas propozimit për ndryshimin e Kodit Zgjedhor qëndron edhe LSDM, mundësitë për miratimin e saj deri në zgjedhjet e ardhshme janë minimale.

BDI dhe OBRM-PDUKM kanë dorëzuar mijëra amendamente, që të pengohet ndryshimi i kodit zgjedhor./Telegrafi/