LAJMI I FUNDIT:

Propozim-ndryshimet në Kodin Zgjedhor, së shpejti në seancë plenare

Propozim-ndryshimet në Kodin Zgjedhor, së shpejti në seancë plenare

Propozim-ndryshimet e Kodit Zgjedhor do të vendosen në rend ditë në njërën nga seancat plenare gjatë javëve që vijnë, megjithatë, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi është skeptik se mund të arrihet miratimi i tyre.

Ai thotë se disa nga partitë tashmë e kanë shprehur qëndrimin dhe shton se nuk është e rekomandueshme që ndryshimet që parashikojnë reduktimin e njësive zgjedhore nga gjashtë në një dhe listat e hapura të kandidatëve për deputetë të zbatohen javën pak kohë para shpërndarjes së Kuvendit.

“Së pari duhet të ketë konsensus mes gjithë subjekteve politike për ndërtim të një projekti të ri, gjegjësisht modeli të ri të zgjedhjeve, nuk është e pëlqyeshme që një projekt-ligj i till që ka të bëjë me ndryshim të sistemit të përgjithshëm zgjedhor, të miratohet në dy muajt e fundit të përbërjes parlamentare për shkak se ligjet e tilla rezultojnë edhe me nevoja të zbatimit të shumë ndryshimeve praktike të obligimeve të institucioneve të tjera që janë të përfshira në proceset zgjedhore”, deklaroi Talat Xhaferi.

Sipas Xhaferit, zbatimi i këtyre ndryshimeve do të merrte më shumë kohë.

“Mendoj që do të ishte më e udhës që një projekt-ligj i tillë të debatohet në fillim të mandatit të një përbërje parlamentare e cila do të mundej t’i miratojë zgjidhjet e mundshme dhe ato zgjidhje të mund të zbatohen, gjegjësisht të bëhet parapërgatitjet e të gjithë infrastrukturës për zbatim të normave ligjore”, shtoi Talat Xhaferi.

Xhaferi konfirmoi se në Kuvend nuk janë dorëzuar akoma as propozim-ligji i Ministrisë së Drejtësisë për miratimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së. Partitë politike kanë pranuar se janë të gatshëm të votojnë për miratimin e rekomandimeve vetëm të kësaj të fundit. Ndërkohë propozimet e disa deputetëve të partive më të vogla që përfshin modelin me një njesi zgjedhore dhe me lista të hapura nuk ka marrë pëlqimin e të gjithëve. Përveç LSDM-së, kundër këtyre ndryshimeve janë shprehur edhe OBRM-PDUKM-ja edhe BDI-ja.

Javën e fundit të dhjetorit, kryeparlamentari Xhaferi pret të ketë ndonjë sinjal për vendim rreth emrave që do të bëhen pjesë e kabinetit të Qeverisë teknike dhe të cilët duhet të votohen, e shumta, më 3 janar./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori