Propaganda e fotografive
Fjalimet janë të mërzitshme. Filmi dhe serialet televizive janë argëtuese. Shtrohet pyetja: çka bënë një njeri, nëse ai ka si qëllim të ndikoj tek vëmendja e shikuesit dhe votuesit?
Ju kujtohet 28 Nëntori i vitit 2007, 2008, 2009. 2010, 2011? A mbani mënd se sa flamuj kishte vendosur politika në kryeqytet, qytete e fshatra të Kosovës?
Mua më kujtohen shumë mirë këto vite. Propagandë e fuqishme e mediave të qeverisë për të larguar nga sytë e për ta harruar nga mendja flamurin-identitet. Po, ishte mu kjo Qeveri e cila imponoi dhe “arkivoi” flamurin kombëtar.
A ju kujtohet koha kur një lëvizje politike, kur pa se politikat e Prishtinës nuk po e shënojnë 28 Nëntorin, mori vendimin që të stolisë Kosovën me flamurin kombëtar?
A mbani mend se si u rrahën dhe u dhunuan ata djem e ato vajza, që ato ditë, në zemër, në mendje e në dorë kishin flamurin kombëtar?
Po, mua më kujtohet!
Këta patriot të sinqertë dëshironin që flamuri-identitet të shihet, të preket e të jetë pranë popullit në ditëmadhen 28 Nëntori;
Si kundërpërgjigje ndaj Qeverisë së Thaçit e kundër kësaj censure të rëndë, e të sofistikuar mediatike, dhe si mospajtim me këtë sistem shkombëtarizues politik – sistem që të detyron të harrosh e të shlyesh nga kujtesa historike pjesën e identitetit të kulturës sate – populli dhe kjo Lëvizje nuk u ndalua.
Po, unë mbaj mënd, kur Populli dhe Lëvizja u shigjetua dhe u anatemua për shumë kohë nga oborrtarët e Qeverisë. Veprimet e tyre për të rivendosur e për të rikthyer Flamurin dhe 28 Nëntorin e futur “nën dry” nga Qeveria Thaçit, e të ndihmuar nga propaganda e këtij regjimi, u quajtën “ekstremist”, “rrugaçë”, “huliganë”, “Vetëfundosje” …
Po, mua më kujtohet se si Qeveria, me mediat e saja, për më shumë se gjastë vite provuan e bënë çmos që të vendosë se cili flamur, simbol dhe opinion "duhet" të dominoj në forumin politik e intelektual shqiptarë.
Mbaj mend, po ashtu se si Qeveria, për më shumë se gjashtë vite, bëri një luftë speciale e të sofistikuar kundër flamurit dhe 28 Nëntorit. Ky veprim kundërhistorik bëri që, në një masë, populli të “frikohet” nga flamuri dhe 28 Nëntori. Të pavendosurit dhe mendjelehtët filluan “të tuten” nga kjo ditëmadhe, bile disa njerëz e shihnin edhe si kërcënim të demokracisë!
E kam në kujtesë, se si për më shumë se gjashtë vite këto media pak e shfaqen flamurin kombëtar: këto media propagandistike publikuan pak, shumë pak fotografinë e ngjyrat e flamurit. Po, ishte tandemi Qeveri – RTK të cilët sikur i frikësoheshin fuqisë shumëndikuese të flamurit-komb.
Pamorja nuk është diçka e re. Retorika dhe fotografia përsëri është në shërbim të politikës ditore. Shiko se sa “afër” flamurit është sot Thaçi. Ndjeke me vëmendje se sa rëndësi i kushtojnë këtij elementi regjisorët partiakë të RTK-së. Këta e dinë se fotografia ka ndikim të fuqishëm dhe jo rastësisht, sot, Thaçi na prezantohet shumë afër flamurit. Flamurin që ky na e largoj – ditëlindjen e tij që ky na e manipuloj.
Fotografitë “Thaçi-Flamur”, që po na afrohen sot, i ngjasojnë shumë reklamave të fazave të fundit të fushatave parazgjedhore. E kjo s’është e drejtë.
Nëse këta gazetarë e gazetare vazhdojnë në këtë mënyrë me ndërtimin dhe paraqitjen e lajmit në shërbim të partisë, këta duhet të japin llogari për thellimin e humnerës kulturore e politike në mes shqiptarëve. Dramaturgjia mediatike ka pasoja të mëdha në objektivitetin dhe transportimin e “realitetit”. E, sot në Kosovë, kjo dramaturgji mediatike ka pasoja akoma më të mëdha.
Përdorimi i flamurit kombëtar për interesa partiake është jo humane. Shfrytëzimi i flamurit dhe manipulimi me emocionet e një populli është edhe jo morale. Është fundamentalisht tragjike dhe e papranueshme që “larguesit” e flamurit dhe 28 Nëntorit, sot, të na paraqiten si “ruajtësit” e tij. E kjo paraqitje në mediat e qeverisë nuk është asgjë tjetër pos propagandë dhe retorikë!
Këshilltarët e mediave të Thaçit e kanë “vetëm një problem”; Si ta manipulojnë – medialisht – në hapësirën publike faktin se, përse 28 Nëntori nuk është festë zyrtare në Kosovë?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert