Në Kosovë do të kemi zgjedhje parlamentare së shpejti. Zgjedhjet do të mbahen këtë vit, apo më së largu në fillim të 2025-ës.
Gjatë kësaj kohe do të kemi edhe shtim të lajmeve me çrregullim të informacionit, mashtrime, lajme të rreme, propaganduese e dezinformuese.
Së fundi janë shfaqur raportime në faqe fiktive lajme të ndryshme ku përfshihen fytyra publike në Kosovë në emër të cilëve janë krijuar lajme të rreme duke përdorur edhe media kredibile në Kosovë si në rastin me Telegrafi.com.
Këto foto-montazhe me fotografi të gazetarëve dhe mediave janë vlerësuar të rrezikshme.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka parë këtë fushatë “si ekstremisht të rrezikshme për gazetarët dhe mediet”, duke ftuar Policinë e Kosovës me Njësitin Kibernetikë, që urgjentisht të hetojë prejardhjen e postimeve të tilla dhe të parandalojë vazhdimin e publikimit të tyre.
Shkëlzen Osmani, Drejtor Ekzekutiv në Action for Democratic Society (ADS) dhe Kryeredaktor i Hibrid.info që merret me verifikimin e lajmeve në Kosovë duke komentuar këto raportime thotë se ky trend i paraqitur së fundmi është mjaft shqetësues.
“Ndonëse qëllimi për krijimin dhe publikimin e tyre është vështirë të përcaktohet saktësisht, vetë përmbajtja me këto lloj modifikimesh në fytyrat e këtyre personave/personaliteteve, shërben në krijimin e një ambienti të pakëndshëm, si për vetë personat e apostrofuar, por edhe për audiencën në përgjithësi”, ka thënë Osmani për Telegrafin.
Sipas tij, kjo krijon terren edhe për shtim të gjuhës së urrejtjes, përçarje, polarizim ndër shoqëror, sidomos në këtë periudhë.
“Kjo për faktin se audienca digjitale, po e kanë një tendencë për përplasje në momente kur hasin në përmbajtje të tilla kontraverze”, ka deklaruar ai.
Edhe Alban Zeneli, profesor në Departamentin e Gazetarisë në UP “Hasan Prishtina” thotë se dezinformatat e shpërndara gjatë javës së kaluar për gjoja vdekjen e disa prej gazetarëve në vend, i sheh si vazhdimësi e gjuhës kundër gazetarëve dhe mediave që në Kosovë ka pësuar një rritje të madhe.
“Kjo rritje vjen edhe si pasojë direkte e rritjes së gjuhës së urrejtes ndaj gazetarëve nga ana e zyrtarëve të ndryshëm publik, kryesisht të partisë në pushtet, duke kujtuar këtu edhe fjalinë e famshme të burrit të Presidentes Osmani, Prindon Sadriu, i cili i pati quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”… ka deklaruar Zeneli për Telegrafin.
Sipas tij, kjo atmosferë e krijuar kundër mediave dhe gazetarëve, është një terren i mirë që dezinformues të ndryshëm të krijojnë përmbajte që dëshirojnë vdekjen e gazetarëve me qëllim që të prekin emocionet, edhe ato më të errëtat, të një pjese të shoqërisë të cilët pastaj reagojnë në ato përmbajte të mediave sociale.
“Kjo teknikë në teori njihet si “përdorim afektiv” i medias sociale që ka për qëllim të kaloj racion dhe gjykimin njerëzor duke synuar klikueshmërinë përmes emocionit. Në këtë mozaik, dezinfomratat e javës së kaluar kishin një risi, që përdorin emra të mediave që janë të etabluar në skenën mediale në Kosovë me qëllim të rritjes së besueshmërisë në këto përmbajtje të rreme”, ka thënë ai.
Por, nga kush dhe pse krijohen këto faqe?
“Nga ajo që ka arritur të verifikoj Hibrid.info, duket se këto faqe që kanë shpërndarë përmbajtje të tilla të fabrikuara, pra të falsifikuara dhe të rreme, janë angazhuar që të nxisin audiencën për të investuar në kompani apo skema të dyshimta që kanë strukturë piramidale të funksionimit”, thotë Osmani.
Sipas tij, këto janë kompani fantome që premtojnë asete digjitale, dyfishin e investimit.
“Ky premtim mashtrues, detyron investuesit që të bindin edhe persona tjerë që të investojnë, për ta rritur kthimin apo fitimin. Pra, duket se të njëjtit operatorë mashtrues, po përdorin mënyra të ndryshime që të arrijnë deri të investuesit, përfshi edhe të tilla si këto, duke përdorur figura të personaliteteve që ngjallin kureshtje dhe reagim në opinion, përmes hapësirës digjitale, duke përdorur mediat sociale, siç është në këtë rast Facebook. Kjo, duke e ditur se Facebook, vazhdon të mbetet media sociale më e përdorur në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Raste të tilla sipas tij ka pasur edhe në vendet tjera të rajonit.
“Hulumtimet e hibrid.info tregojnë se përmbajtje të natyrës së njëjtë, duke atraktuar përmes figurave publike, kanë qarkulluar edhe në vendet e rajonit në Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, më herët sesa ajo në Kosovë. Në disa raste, këto ueb-faqe pretendojnë se paraqesin një mundësi për investim edhe në kripto-valuta, të cilat, janë konstatuar se janë vetëm fluska, pra të rreme”, ka potencuar ai.
Madje, sipas tij edhe ueb-faqet, vegëzat e të cilave janë paraqitur në këto postimet e këtyre faqeve në Facebook, pas hulumtimit të Hibrid.info rezultojnë të jenë me besueshmëri tejet të ulët.
Për profesorin e gazetarisë Alban Zeneli, parimi i internetit dhe i mediave sociale është që ato janë të lira për përdorim dhe rrjedhimisht profile e faqe mund të krijoi kushdo.
“Ndërsa, këta persona dashakëqijtë që përhapin dezinformata të tilla, shfrytëzojnë këtë mundësi që të rrisin qarkullimin në faqet e tyre, që nënkupton edhe rritjen e shfaqjes së reklamave nga ana e motorëve të gjenerimit të përmbajtjeve reklamuese, që pastaj ky qarkullim të përkthehet në para”, ka shtuar ai.
Zgjedhjet parlamentare dhe dezinformatat
Në kohën kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare mund të ketë edhe çrregullim të informacionit, lajme të rreme, dezinformata e propagandë.
Osmani nga HIBRID thotë se kjo mund të shtohet për shumë arsye.
“1.Partitë politike që garojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale mund të përdorin teknika të ndryshme të propagandës për të dominuar me narrativat e diskurset e veta në hapësirën digjitale, rrjedhimisht edhe tek audienca që janë votuesit potencial; 2. Fushata mund të keqpërdoret edhe nga akterë të jashtëm, nga ata që duan të shtrijnë ndikim malinj, pra pjesë e ndonjë propagande dezinformuese me karakter politik, si pjesë e ndonjë lufte hibride të vendeve armiqësore të Kosovës; 3. Por edhe për çështje komerciale, pra akterë që kanë iniciativa për përfitime komerciale, përdorin përmbajtje me karakter zgjedhor, duke e ditur se mund të jetë atraktiv, për tërhequr sa më shumë audiencë, në mënyrë që të arrijnë objektivat e tyre financiare”, thotë ai.
Zeneli thotë se zakonisht fushatat zgjedhore janë shoqëruar me një numër të madh të dezinformatave që krijohen me dy qëllime: të glorifikimit të ndonjë politikani a partie dhe dëmtimin e kundërshtarëve politik në çfarëdo forme.
“Meqë keni hyrë në periudhën e vitit zgjedhor dhe bazuar në praktikat e mëhershme në Kosovë por edhe në vendet tjera, mund të themi që pritet një rritje e shpërndarjes së dezinformatave, si dhe krijim i disa “portaleve” që shërbejnë për të shpërndarë në media sociale këto dezinformata. Nga kjo pikëpamje, publiku ynë duhet të orientohet dhe të mbetet i informuar nga media kredibile, ato të cilat janë dëshmuar deri tani që zbatojnë standarde profesionale dhe etike. Një sugjerim i mirë do ishte që të informohen nga televozinet dhe redaksitë online të cilat janë anëtare në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, zyrtarisht ende nuk është caktuar data e zgjedhjeve të reja paralamentare, por ato priten të mbahen në fund të këtij viti ose në fillim të 2025. /Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos