LAJMI I FUNDIT:

Pronari i Volvo 740 që përshkoi 1.6 milion kilometra, fitoi një S60 të ri  

Pronari i Volvo 740 që përshkoi 1.6 milion kilometra, fitoi një S60 të ri  

Një pronar krenar me veturën e tij Volvo 740 që përshkoi mbi një milion milje, përkatësisht mbi 1.6 milion kilometra, është shpërblyer për besnikërinë e tij – duke marrë plotësisht falas modelin e ri S60.

Fjala është për Jim O’Shei nga Missouri, i cili nuk e ka ndier nevojën ta ndërrojë veturën për shumë vite. Përkundrazi, ai për më shumë se 30 vite ka në garazhin e tij një Volvo 740 GLE, transmeton Telegrafi.


Kur e bleu kishte premtuar se do t’i përshkojë një milion milje dhe këtë ia arriti në nëntor të vitit të kaluar. Për besnikëri ndaj këtij brendi suedez, kompania Volvo Cars USA e shpërbleu – i dhuroi një S60 Sedan të ri dhe atë pa pagesë – por për përdorim prej dy vitesh.

Është interesant sesi menaxheri i përgjithshëm i distributorëve Stephen Lynch, është pikërisht personi që ia kishte shitur O’Shei 740 GLE në vitin 1991.

“Jemi të lumtur që kemi arritur të kujdesemi për Jim – duke i dhënë një veturë të re. E ka merituar, nuk mund të jemi më të lumtur për të”, tha Lynch.

Në një periudhë prej dy vitesh, Jim do të vozit veturën e re – e do t’i paguhen të gjitha – nga mirëmbajtja e deri te sigurimi.

O’Shein kurrë nuk ishte përfshirë në ndonjë aksident trafiku me 740 GLE, përveç se gruaja e tij e kishte “gërvishtur” disa herë në oborrin e shtëpisë.

Motori origjinal i ishte ndërruar pasi kishte përshkuar 941.466 kilometra, e u ndërrua edhe ndërruesi. Volvo mban rekordin për kilometra të përshkuara me P1800 i prodhuar në vitin 1966, që i kaloi 5.3 milionë kilometra. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Kalo në kategori