LAJMI I FUNDIT:

Pronari i kompanisë ‘Euro Ida’ flet për mishin e pulës me afat të skaduar (Video)

Pronari i kompanisë ‘Euro Ida’ flet për mishin e pulës me afat të skaduar (Video)

Në një aksion të Prokurorisë Themelore të Prizrenit të cilin e udhëheq kryeprokurori i saj Admir Shala, hetuesit e Policisë dhe Inspektorët e AVUK-ut kanë bastisur dy lokacione të dyshuara që lidhen me skandalin e mishit 12 vjeçar nga Belgjika.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, në dy lokacionet e dyshuara janë vërejtur parregullsi serioze duke u nisur nga minjtë e ngordhur në depot ku ruhet mishi dhe materialet tjera që përdoren për përpunimin e tij.


Njëri nga pronarët ku policia kreu bastisje, Anton Jupa e ka pranuar se në depot e kompanisë së tij policia dhe Inspektorët e AVUK-ut  kanë gjetur dy paleta mish të pulës me afat të skaduar.

Arrestohet Anton Jupa, importoi mish nga Belgjika
Lexo po ashtu Arrestohet Anton Jupa, importoi mish nga Belgjika

Sipas tij, ai mish ka qenë  destinuar për përpunimin dhe prodhimin e sallamit. Ai e bën fajtore Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës për skadimin e afatit të këtij mishi.

“Afati i ka skaduar në frigon tonë, sepse malli ka qenë i bllokuar për shkak të analizave. Analizat nuk kanë ardhë në kohë dhe ato zakonisht vonohen një javë, deri në një muaj, por kësaj radhe janë vonuar më shumë. I kam thirrur inspektorët dy apo tre herë dhe nuk kanë ardhur. Dhe nuk e kam paramenduar që u kanë me afat të shkurtër. E dimë që ka tre muaj, mirëpo nuk e kemi ditur që afati i ka skaduar”, ka treguar Anton Jupa, transmeton Kallxo.com.

Ai tregoi edhe pse do të përdorej mishi i pulës.

“Ai produkt përdoret për virshlle të pulës, për parëze të pulës. Dhe e përdorim edhe për suxhuk në masën 30 për qind në suxhuk industrial, jo në atë shtëpiak”, ka rrëfyer Jupa.

Deklaratën e Jupës për mishin e pulës që i kaloi afati mund ta ndiqni në vijim.