LAJMI I FUNDIT:

Pronari ganez i minierës së arit konfirmon se është i interesuar ta blejë Chelsean

Pronari ganez i minierës së arit konfirmon se është i interesuar ta blejë Chelsean

Biznesmeni ganez, Bernard Antwi Boasiako, është zotuar të rikthejë stabilitetin në Chelsea pasi konfirmoi interesimin për të blerë klubin.

Pronari i minierës së arit po eksploronte një ofertë për të blerë klubin e goditur nga kriza, me një zëdhënës të biznesmenit afrikan që tani konfirmon interesimin e tij.

“Bernard Antwi Boasiako është duke eksploruar një ofertë të mundshme për Chelsean. Janë zhvilluar diskutime me palë të ndryshme të përfshira në shitje”, ka thënë zëdhënësi i Boasiakos.


Edhe po të bëhen bashkë pronarët e Man Cityt dhe Newcastles, nuk mund ta kalojnë pasurinë e njeriut që dëshiron ta blejë Chelsean
Lexo po ashtu Edhe po të bëhen bashkë pronarët e Man Cityt dhe Newcastles, nuk mund ta kalojnë pasurinë e njeriut që dëshiron ta blejë Chelsean

“Chelsea ka një trashëgimi të qëndrueshme në Afrikë, lojtarë si Didier Drogba dhe Michael Essien janë legjenda të klubit, mundësia për të rritur reputacionin e klubit në Afrikë është një perspektivë shumë joshëse”.

Përveç kësaj, Boasiako është zotuar se do jap bileta falas për fëmijët e moshës 10 vjeç e poshtë në Stamford Bridge, me shpresën për të ushqyer një atmosferë familjare në Chelsea.

Ghanaian businessman Bernard Antwi Boasiako is keen to bid for the ownership of Chelsea

Burime pranë manjatit thonë se Boasiako ka një lidhje emocionale me Chelsean për shkak të numrit të lojtarëve të suksesshëm afrikanë që kanë luajtur për klubin gjatë epokës së Roman Abramovich.

Përveç Drogbas dhe Essien, Salomon Kalou, John Obi Mikel, Samuel Eto’o – dhe së fundmi Edouard Mendy – që të gjithë kanë luajtur për klubin. Thuhet se ai është një tifoz i veçantë i ish-mesfushorit të Bluve, Claude Makelele, i cili është me origjinë kongoleze.

"Roman Abramovich u arrestua për vjedhjen e ngarkesës së trenit me naftë" - kështu raporton BBC Panorama për skandalin e pronarit të Chelseat
Lexo po ashtu "Roman Abramovich u arrestua për vjedhjen e ngarkesës së trenit me naftë" - kështu raporton BBC Panorama për skandalin e pronarit të Chelseat

Ganezi ka bërë hetime konkrete në lidhje me bërjen e një oferte përpara afatit të së premtes, me këshilltarët e tij duke punuar tani për realizueshmërinë e çdo oferte.

Ai mbetet në kontakt me një numër konsulentësh me bazë në Londër, raporton DailyMail.

Mbetet për t’u parë nëse Boasiako, i cili do të fokusohet në rritjen e popullaritetit të klubit në tregjet fitimprurëse aziatike, do të vazhdojë me një ofertë zyrtare – por interesi i tij tani është i qartë. /Telergafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

La Liga
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Kalo në kategori