I akuzuari për mashtrim të biletave të udhëtimit, Granit Leka nga Gjilani, pranoi fajësinë në Gjykatën e Gjilanit.
“E pranoj fajësinë për veprën penale e cila më vihet në ngarkesë”, deklaroi Graniti para gjykatës të premten.
Sipas prokurorisë, i pandehuri Granit Leka në kohë të papërcaktuar deri në fillim të muajit gusht të vitit 2018, në Gjilan, si pronar i një agjensionit turistik, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ka mashtruar 50 (pesëdhjetë) klientë, duke u ofruar bileta fiktive për pushime në Turqi, me të cilat nuk kanë pasur mundësi të udhëtonin.
Aktakuza thotë se me këto veprime, i akuzuari Leka ka kryer veprën penale të mashtrimit duke u shkaktuar të dëmtuarve dëm material në vlerë prej 123,859.00 euro.
Pas këtij deklarimi gjyqtari i vetëm gjykues Sabedin Mushica, mori aktvendim me të cilën e aprovojë pranimin e fajësisë për këtë vepër penale.
Prokurorja e rastit Bahtie Ademi në fjalën e saj i propozoi gjykatës që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe me rastin e përcaktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit t’i vlerësojë të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese.
Po ashtu, ajo propozoi që gjykata ta obligojë të akuzuarin që të gjithë të dëmtuarve t’ua kthejë shumën e të hollave për të cilat i ka mashtruar. Si dënim plotësues, prokurorja propozoi gjykatës që t’ia shqiptojë dënimin mbi ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Të gjithë të dëmtuarit nga kjo vepër penale e mbështetën fjalën e Prokurores Bahtije Ademi, duke theksuar se i bashkëngjiten ndjekjes penale edhe kërkuan kthimin e të hollave të humbura.
Në fjalën e tij, avokati i të pandehurit, Afrim Salihu, kërkoi nga gjykata që të mirëkuptohet kërkesa e tij që ndaj të pandehurit në fjalë “të shqiptohet një dënim sa ma i butë, që të merren parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe që gjykata t’ia shqiptojë një dënim sa ma të ulët, i cili të mos ndikojë negativisht në personalitetin e tij…”.
“Kërkoj nga gjykata që Granitit t’ia jepni një mundësi që në të ardhmen me punën e tij ta riparojë dëmin fillimisht palëve të dëmtuara dhe të jetë i dobishëm për shoqërinë tonë, mirëpo nëse i njëjti mbetet në burgim atëherë mundësia për kompensim do të jetë e vështirë, për arsye se nuk ka mundësi fizike”, tha avokati Afrim Salihu.
Në fillim të shqyrtimit gjyqësor u paraqit një dëshmitar me incialet I.Z, i cili e njoftoi gjykatën se nuk ka të bëjë ai me këtë çështje juridiko penale, duke treguar se në fshatin e tij në Komoran jeton edhe një person tjetër me emër të njëjtë por që emrat e prindërve i kanë të ndryshëm.
Seanca e radhës do të mbahet më 22 dhjetor kur pritet të bëhet shpallja e aktgjykimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës