LAJMI I FUNDIT:

Pronarët tregojnë se si qeni ua shpëtoi jetën natën kur tërmeti goditi Shqipërinë, nuk na la të flinim

Pronarët tregojnë se si qeni ua shpëtoi jetën natën kur tërmeti goditi Shqipërinë, nuk na la të flinim

Një histori shumë interesante vjen nga Durrësi ku një qen i ka shpëtuar jetën një familjeje pasi nuk i ka lënë që të flenë në gjumë në natën e tërmetit tragjik që mori jetën e 51 personave.

Kristina tregon se në natën kur kishte rënë tërmeti, qeni i cili mban emrin Kiko i kishte zgjuar nga gjumi. Madje, ajo thotë se kur e kishte parë që ata nuk po zgjoheshin, ai kishte provuar ta tërhiqte batanijen me të cilën ata ishin të mbuluar.


“Natën që ra tërmeti, ishim në gjumë ne dhe ai na zgjoi nga gjumi pasi filloi që të lehte. Ne nuk u zgjuam dhe ai e kafshoi dhe filloji që të tërhiqte batanijen. Pastaj i shpëtuam ne jetën Kikos”, shpjegon ajo, njofton tch.

Ajo tutje tregon se si e shpëtuan ata qenin, pasi iu kërkua që ta braktisnin e të shpëtonin për vete.

“Ja shpëtuam jetën që nuk ikëm, nuk e lamë në rrugë se na thonin që leje qenin në rrugë dhe ik. Ne nuk pranuan me ik vetëm dhe thamë që po na pranuat me qenin do vijmë, po nuk na pranuat nuk vijmë”, thotë ajo.

Kristina thotë se nga ajo ditë, ata nuk janë kthyer në shtëpinë e tyre, derisa shton se ndërtesa u shemb komplet.

“Jo është gërmadhë atje, u shemb komplet pallati. Na thanë që ta lëmë qenin, por ne nuk e lëmë pasi ai na shpëtoi jetën”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori