LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e makinave të shtrenjta Ferrari FXX K, mblidhet për xhiro në pistë (Video)

Pronarët e makinave të shtrenjta Ferrari FXX K, mblidhet për xhiro në pistë (Video)

Në pistën për makina të shpejta në Belgjikë, janë mbledhur 40 shoferë që kanë në pronësi nga një Ferrari FXX K.

Me super-veturat që kushtojnë nga tre milionë euro, ata kanë bërë xhiro në shtigje dhe më pas kanë krahasuar shtesat e ndryshme që kanë bërë në to, transmeton Telegrafi.


Pamjet nga garat që kanë bërë tregojnë sa të fuqishme dhe të shpejta janë këto vetura, të cilat lëshojnë tingull të mahnitshëm.

Me 1,036 kuajfuqi, pronarët e tyre konsiderohet se kanë në duar një makinë që më shumë i përket pistave të garave, se sa rrugëve të zakonshme. /Telegrafi/