LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit më shumë e preferojnë shoqërinë e kafshëve sesa të miqve të ngushtë

Njerëzit më shumë e preferojnë shoqërinë e kafshëve sesa të miqve të ngushtë

Më shumë se gjysma e pronarëve të kafshëve e kanë pranuar se më shumë e shijojnë shoqërinë e kafshëve të tyre sesa shoqërinë e miqve të ngushtë.

Të pyetur për lidhjen e tyre me kafshën që e posedojnë, 53% e 2,000 personave të anketuar kanë thënë se preferojnë më shumë të shpenzojnë kohë me kafshën shtëpiake sesa të shpenzojnë kohë duke u shoqëruar me një shok/shoqe, transmeton Telegrafi.

Shumica e të anketuarve e shohin kafshën e tyre si influencë pozitive në mirëqenie.


Tre në pesë persona kanë thënë se kafsha iu ndihmon ta largojnë stresin pas një dite të vështirë, 57% raportojnë se ndihen më pak të vetmuar kur janë me kafshën dhe 70% thonë se kafsha është prezencë qetësuese në shtëpinë e tyre.

Ekspertët thonë se kafshët shtëpiake janë pjesë e rëndësishme e jetës sonë dhe se vërtetë na ndryshojnë ditën për të mirë.

Pra, edhe ky është një nga studimet e shumta që tregojnë se vërtet kafshët janë shokët më të mirë të njerëzve dhe vetëm sa na sjellin pozitivitet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Kalo në kategori