LAJMI I FUNDIT:

Promovohet web-portali për zgjedhjet në Maqedoni që nga viti 1990 e deri më sot

Promovohet web-portali për zgjedhjet në Maqedoni që nga viti 1990 e deri më sot

Instituti për demokraci “Societas civilis” Shkup dhe Fondacioni Konrad Adenauer sot do ta promovojë web-portalin “Arkivi zgjedhor i zgjedhjeve në Maqedoni nga viti 1990 e deri më sot”, transmeton Telegrafi.

Qëllimi është që në një vend të mblidhen të gjitha dokumentet e disponueshme për proceset zgjedhore në vend nga zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare e deri më sot.


Në promovim do të drejtohen Marko Troshanovski, kryetar i IDSCSH dhe Johanes D. Rai përfaqësues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer në Maqedoni.

Arkivi zgjedhor i përfshin të gjitha ciklet zgjedhore nga viti 1990 deri në vitin 2014 me dokumente të disponueshme në shtatë seksione: dokument për shpallje të zgjedhjeve, lista zgjedhore, lista të kandidatëve, rezultate nga zgjedhjet, raporte nga zgjedhjet, raporte vëzhguese nga organizata ndërkombëtare dhe vendore dhe kodi zgjedhor. /Telegrafi/