LAJMI I FUNDIT:

Promovohet projekti i përbashkët gazetaresk në mes të BE-së dhe SHGM-së

Promovohet projekti i përbashkët gazetaresk në mes të BE-së dhe SHGM-së

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Delegacioni i BE-së në Shkup, sot kanë shënuar fillimin e projektit ”Rrjetizimi i gazetarëve për liri të mediave”, që mbështetet nga BE-ja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Aivo Orav tha se mediat e pavarura, plurale dhe të lira janë esenca e demokracisë në secilin vend, duke theksuar se sfidat e vendit që lidhen me lirinë e shprehjes janë të shumëta.


Ndër problemet që Orav i radhiti, me të cilat ballafaqohen mediat në Ballkan janë mungesa e raportimit të drejtë ballkanik, vetëcenzura, jotransparenca e institucioneve publike, nevoja e një trupi të pavarur rregullatorë dhe jotransparenca e duhur e financimit të mediave.

Nga ana tjetër, Naser Selmani u zotua për solidaritet më të madh të gazetarëve dhe mediave me gauetarin Zoran Bozhinovski. Ai shfaqi shqetësime që pjesa më e madhe e mediave në vend nuk raportojnë për Bozhinovskin, ose e kanë anashkaluar emrin e tij.

Drejtori i SHGM-së, Dragan Sekullovski, tha se qëllimet e projektit tre vjeçarë do të jenë përmirësimi i raportimit të gazetarëve përmes organizimit të trajnimeve të ndryshme dhe forcimi i sistemit të vetërregullimit. Sekullovski foli edhe për projektin rajonal ku janë përfshirë gjashtë shoqata ballkanike të gazetarëve, me qëllimin e vetëm – lirinë e mediave sipas standardeve evropiane.

është paraparë që të formohet një ndër-platformë për paralajmërim të hershëm, përmes së cilës do të krijohet një rrjetë për lobim të përbashkët të shoqatave të gazetarëve, përmirësimin e klauzolës ligjore dhe implementimin e duhur të saj./Telegrafi/