LAJMI I FUNDIT:

Promovimi i pseudo-artistëve në media

Promovimi i pseudo-artistëve në media

Mediat shqiptare, vazhdojnë të promovojnë individë pa integritet dhe pa asnjë mesazh për qytetarët.

Televizioni kombëtar Klan, pa asnjë verifikim ka nxituar të nxjerr në programin “Rudina” një djalë të ri të cilin ja prezanton shqiptarëve si artist të madh që ka kapur majat e artit botëror. Madje, sipas kronikës së përgatitur nga Klani, ai ka fituar çmime në konkurse të rëndësishme.


Edlir Reka, pasi është shfaqur në ekran, në profilin e Rudinës në Instagram kanë shpërthyer komentet që e akuzojnë atë se po mashtronte teleshikuesit. Në të vërtetë, pikturat e prezantuara nga ai ishin punuar nga dikush tjetër.

Edliri është shfaqur edhe në Top Channel ku është shpalosur e njëjta strategji për të mashtruar publikun.

Dy televizionet ende i mbajnë videot e emisioneve në You Tube. /Tema/