LAJMI I FUNDIT:

Promovim i renovimeve infrastrukturore në lokalitetin në ‘Kokino’

Promovim i renovimeve infrastrukturore në lokalitetin në ‘Kokino’

Ministresha e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jess Bailey dhe drejtoreshën e Muzeut të Kumanovës, Anita Cvetkovska do ta vizitojnë observatorin megalit Kokino ku do t’i promojnë renovimet më të reja infrastrukturore të lokalitetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Renovimi siç është paralajmëruar, përfshin udhërrëfyes të rinj, tabela informative, rrethojë mbrojtëse, aplikacion mobil për audio udhëheqje dhe web faqe të re zyrtarer të Kokinos.


Qëllimi i projektit është që lokaliteti të bëhet i lehtë dhe i kapshëm për turistë, ndërsa më pas të ruhet pamja e tij autentike. Kokino tërheq ndërmjet 10 deri 30 mijë vizitorë në vit, që tregon potencialin e e tij të madh si destinacion turistik.

Projektin e zbaton Muzeu i qytetit të Kumanovës në bashkëpunim me Grupin Lokal të Aksionit (GLA) Aber 2015. Ai është i financuar nga USAID dhe Qeveria e Zvicrës. /Telegrafi/