LAJMI I FUNDIT:

Prokurorja Drita Hajdari jep detaje nga intervistimi i Flora Brovinës

Prokurorja Drita Hajdari jep detaje nga intervistimi i Flora Brovinës

Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari, në një konferencë për media, ka dhënë detaje të reja nga intervistimi i deputetes së PDK-së, Flora Brovina.

Hajdari tha se gjatë intervistimit deputetja Flora Brovina ka thënë se fotografinë e publikuar e posedon që nga viti 2003, dhe që atë fotografi, deputetes ia ka dorëzuar një aktiviste nga Gjakova.


“Dje deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka publikuar në seancë një fotografi, ku pohonte se fotografia e ka origjinën nga lufta e Kosovës, dhe ka të bëjë më një rast të dhunës seksuale të kryera nga forcat serbe në viktimën femër shqiptare. Kjo zgjoi interesim të madh për publikun dhe për ne. Duke pasur parasysh se Brovina pohonte se Prokuroria e ka pasur këtë fotografi dhe kinse ne qëllimisht e kemi fshehur këtë fotografi. Unë si prokurore e çështjes kam hapur rastin, dhe do të merren të gjitha çështjet hetimore me rastin”, tha ajo para mediave, transmeton Telegrafi.

Tutje prokurorja tha se intervistimi i Flora Brovinës është vetëm një hap hetimor, dhe që do të ndërmarrin edhe veprime tjera për të dal me një rezultat përfundimtar.

“Sot e kam intervistuar unë personalisht Flora Brovinën, ajo mes tjerash ka thënë se fotografia në fjalë është nga viti 2003, dhe ka ardhë në posedim të kësaj fotografie përmes disa aktivistëve nga Gjakova, dhe që ajo i ka besuar kësaj fotografie. Dhe ka publikuar atë”.

Brovina ka shprehur shqetësim me daljen e informatave se kjo fotografi mund të jetë nga lufta në Irak, dhe nuk ka pasur njohuri të tillë.

Nuk ka dhënë emër se kush e ka thirr në telefon për t’i treguar për fotografinë, ndërsa fotografinë ja ka dorëzuar një femër aktiviste e Gjakovës, e cila do të intervistohet”, tha ajo.

Deputetja Flora Brovina sot publikisht ka pranuar se është mashtruar nga dikush për fotografinë e publikuar sepse ajo nuk i përket luftës në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori