LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale shënjestron edhe dy raste të reja, sekuestron pasuri të fituar nga veprat penale

Prokuroria Speciale shënjestron edhe dy raste të reja, sekuestron pasuri të fituar nga veprat penale

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit, për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Gjatë këtij takimi është prezantuar puna dhe ecuria e rasteve të shënjestruara deri më tani.

Po ashtu, ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda, sot kanë shënjestruar edhe dy raste të reja, në të cilat raste ka të sekuestruar dobi pasurore që konsiderohet pasuri e fituar drejtpërdrejt nga veprat penale, vlera e të cilave është e një shkalle shumë të lartë. /Telegrafi/