LAJMI I FUNDIT:

“Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt”, reagon KPK: Disa zyrtarë të lartë shtetërorë të LVV-së po përçojnë mesazhe tendencioze politike

“Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt”, reagon KPK: Disa zyrtarë të lartë shtetërorë të LVV-së po përçojnë mesazhe tendencioze politike

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) sot ka shprehur indinjatë të thellë për siç thuhet ndaj deklaratave të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë përdorur gjuhë të papranueshme dhe tendencioze lidhur me punën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj.

Në reagimin e KPK thuhet se disa zyrtarë të lartë shtetërorë po tentojnë të ndikojnë sistematikisht në punët e sistemit prokurorial dhe po përçojnë mesazhe tendencioze politike, sikurse që kanë bërë edhe kësaj radhe, duke përdorur gjuhë denigruese kundër personalitetit të kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj, e që sipas këtij institucioni është në kundërshtim me të gjitha normat etike, ligjore dhe kushtetuese.


“Këshilli Prokurorial vlerëson se, deklaratat e tilla, siç ishte ishin ato të djeshmet, janë në kundërshtim të plotë me ndarjen e pushteteve dhe përbëjnë ndërhyrje flagrante dhe të drejtpërdrejtë në punën e Gjyqësorit, përkatësisht të institucionit të Prokurorit të Shtetit, ngaqë puna dhe angazhimi i të gjithave, përfshirë edhe PSRK-në, burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit, e jo nga vullnetet politike, grupet e interesit dhe individët e caktuar”, thuhet në reagim.

Me këtë rast, Këshilli Prokurorial i Kosovës, thekson se qëndron plotësisht prapa punës së mirëfilltë dhe shumë profesionale të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe prapa punës dhe angazhimit të prokurorëve të PSRK-së dhe në asnjë rast nuk do të tolerojë denigrimet dhe atakimet qëllimkëqija ndaj angazhimeve dhe përkushtimit të bartësve të sistemit prokurorial.

“Në përmbyllje të këtij reagimi, KPK-ja ia risjellë në vëmendje kujtdo që tenton të cenojë punën e kësaj prokurorie dhe Kryeprokurorit të saj, z. Blerim Isufaj, si dhe përgjithësisht punën e institucionit të Prokurorit të Shtetit se, pushteti gjyqësor dhe prokurorial është i veçantë, me institucione kushtetuese, të pavarura dhe të paanshme, të cilat kryejnë detyrën e tyre në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, duke u bazuar gjithnjë në prova dhe fakte”, thuhet në reagimin e KPK-së.

Ndryshe, të mërkurën është arrestuar kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Pas arrestimit të tij, ka pasur reagime të ashpra ka pasur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët akuzojnë organet e drejtësisë për arrestime të urdhëruara.

Ata e konsiderojnë arrestimin e Krasniqit si pjesë e luftës politike kundër Qeverisë.

Dejona Mihali, aktivistja dhe koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje ka sulmuar Prokurorinë Speciale duke thënë se do të shihen shumë urdhra këto javë nga ky institucion i drejtësisë.

“Do të shihni këto javë e muaj shumë urdhra nga Prokuroria Speciale. Vjet në këtë kohë bën shumë përpjekje. Shumë hetime, shumë vepra të vjetra të aksioneve tona politike, çdo deklaratë të vitit 2020 për ministrat e kthyen në hetim. Pas një viti prapë. Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim”, shkroi ajo në Facebook.

Edhe deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi ka pretenduar se arrestimi i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, është bërë me porosi.

“Asnjë aktakuzë e arrestim për një muaj me 16 barrikada në veri, asnjë aktakuzë për qindra dosje të dorëzuara, e mos të flasim që deri para dy viteve ishin aty ku janë si prokurorë për të mbrojtur korrupsionin përmes aktakuzave qëllimisht të dobëta, por ju hodh sipër kryeshefit të KEK-ut nga LVV”, shkroi Rrustemi në Facebook.

Deputeti tjetër i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë se opozita ka shprehur një tendencë pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, për ta lidhur ngjarjen me emrin e Martin Berishës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori