LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Publike e Maqedonisë: Punojmë me përkushtim për përfundimin e lëndëve të ish-PSP-së

Prokuroria Publike e Maqedonisë: Punojmë me përkushtim për përfundimin e lëndëve të ish-PSP-së
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Në pothuajse të gjitha lëndët e marra nga ish-Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka avancim të caktuar, thonë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas intervistës së ambasadores së SHBA-së Meri Byrnes për TV21, në të cilën ajo kërkon sa më shpejtë të përfundojnë këto lëndë, nga Prokuroria për Nova TV informojnë se dinamika me të cilën zhvillohet çdo lëndë individualisht, varet nga koha e nevojshme që të mblidhen të gjitha dëshmitë e nevojshme dhe të konfirmohen të gjitha faktet me qëllim që të sillet vendim përkatës i merituar. Megjithatë, siç thekson PP-ja, jashtëzakonisht me përkushtim punohet në këtë – të gjitha këto lëndë sa më shpejtë të përfundojnë.


“Gjithashtu, ajo dinamikë, në një pjesë të lëndëve nuk varet në tërësi nga Prokuroria Publike, duke e marr parasysh se për një pjesë të lëndëve në vijim është procedura gjyqësore për të cilën rrjedhën e seancave e cakton gjykata kompetente, ndërsa në një pjesë janë ekspertizat e ardhshme për të cilat veprojnë institucione të tjera. Në një pjesë të lëndëve, megjithatë, drejtohen edhe kërkesa për ndihmë ndërkombëtare juridike, të cilët gjithashtu kërkojnë periudhë të caktuar kohore. Në gati të gjitha lëndët e marra ka avancim të caktuar, që është vlerësuar edhe në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për avancimin e vendit ku në pjesën për vërejtjet përmbledhëse për sistemin gjyqësor qëndron se:”Lëndët e nisura nga ish-PSP-ja vazhdojnë të avancohen, duke vemdosur përgjegjësi për përgjimet e paligjshme””, informojnë nga Prokuroria Publike.

Lëndët nga PSP-ja, sipas PP-së, menjëherë pas marrjes janë sistemuar tek prokuroritë kompetente publike ku prokurorët publikë kanë vazhduar me marrjen e veprimeve

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori