LAJMI I FUNDIT:

Zbardhja e rastit tragjik, Prokuroria nis procedurë penale për vdekjen e 34-vjeçarit në Prishtinë

Zbardhja e rastit tragjik, Prokuroria nis procedurë penale për vdekjen e 34-vjeçarit në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se sot, në “Rrugën B” në Prishtinë ka ndodhur një rast i rëndë, ku një person mashkull ka humbur jetën.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

Prokurori kujdestar ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ku ka urdhëruar fillimin e veprimeve të menjëhershme hetimore.


Një 34-vjeçar i vdekur dhe një 30-vjeçare e plagosur me armë të ftohtë në rrugën “B” në Prishtinë
Lexo po ashtu Një 34-vjeçar i vdekur dhe një 30-vjeçare e plagosur me armë të ftohtë në rrugën “B” në Prishtinë

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka inicuar procedurë penale me kallëzim penal si ‘Hetim mbi vdekjen’, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga të dhënat e para, mësohet se krahas viktimës, një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Drejtori i emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, ka konfirmuar se ajo është trajtuar dhe gjendja e saj nuk paraqet rrezik për jetën. “Është trajtuar, s’ka serioze asgjë, është liruar me shoqërim të policisë”, ka deklaruar Syla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Blendi Fevziu prezanton një nga pishinat më të bukura në botë që po ndërtohet në shkëmbinjtë e Shëngjinit nga Dukagjini Resort

Blendi Fevziu prezanton një nga pishinat më të bukura në botë që po ndërtohet në shkëmbinjtë e Shëngjinit nga Dukagjini Resort

Lajme
“Defender Europe 2025” – Ministria e Mbrojtjes kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për lëvizjet ushtarake në Gjakovë

“Defender Europe 2025” – Ministria e Mbrojtjes kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për lëvizjet ushtarake në Gjakovë

Siguri
Rihapet tuneli i Llogorasë, qarkullimi pa pagesë deri në 15 shtator

Rihapet tuneli i Llogorasë, qarkullimi pa pagesë deri në 15 shtator

Lajme
Bashkëpunonte me BIA-n serbe, ngrihet aktakuzë ndaj A.V për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje

Bashkëpunonte me BIA-n serbe, ngrihet aktakuzë ndaj A.V për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje

Drejtësi
Rama ndan pamje mahnitëse nga Saranda

Rama ndan pamje mahnitëse nga Saranda

Lajme
Kallas në veri: Ndërkombëtarët japin pasqyrë më të saktë për situatën

Kallas në veri: Ndërkombëtarët japin pasqyrë më të saktë për situatën

Lajme
Kalo në kategori