LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj SH.V për tentim-vrasje 

Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj SH.V për tentim-vrasje 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh. V., për shkak të veprave penale “Vrasje në tentativë”, dhe, “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo prokurori.


“Sipas aktakuzës, më 16 mars 2021, në Gjakovë, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta, të dëmtuarin K. Ll, ku i pandehuri shkon tek punëtoria e tij, e kërcënon që do ta vras atë në rast se nuk i tregon informata në lidhje me gruan e tij”, thuhet në komunikatë.

Tutje, sqarohet se, “I njëjti i ka kërcënuar se do t’i vras edhe dy të dëmtuar të tjerë, E.T., dhe V.H., të cilët ishin prezent në të njëjtin lokal”.

“I pandehuri më pas shkon te automjeti i tij merr armën hyn brenda në punëtori, dhe shkon te zyra e të dëmtuarit K. Ll, tenton ta hap derën e cila ishte e mbyllur me qelës, pastaj gjuan në drejtim te zyrës, duke menduar se i dëmtuari është brenda”, thuhet tutje në komunikatë.

Po ashtu, ai me këto veprime konsiderohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

“Po ashtu, i dyshuari më parë e deri më 16 mars 2021, pa autorizim ka poseduar armë dhe municion, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në Republikën e Kosovës. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet tutje në komunikatë.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri Sh. V, të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori