LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria “hesht” për vjedhjen e 2.1 milionë eurove në Thesarin e Shtetit dhe kasafortës në AUV

Prokuroria “hesht” për vjedhjen e 2.1 milionë eurove në Thesarin e Shtetit dhe kasafortës në AUV

Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit dhe vjedhja e kasafortës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veteranisë, ishin dy ngjarjet që tronditën opinionin gjatë muajit tetor.

Përmes një konference të jashtëzakonshme për media, ministrja e Financave Hykmete Bajrami njoftoi opinionin për një vjedhje jo të zakonshme, ajo kumtoi lajmin se në Thesarin e Shtetit ishin “avulluar”, më tepër se 2 milionë euro.


Pa dhënë shumë detaje ministrja tregoi se bëhej fjalë për 4 transaksione të dyshimta nga Thesari, me vlerë rreth 2.1 milionë eurove që ishin transferuar tek një Operator Ekonomik.

Lidhur me këtë çështje, deri më tani janë arrestuar dy persona dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit, shkruan Telegrafi.

Keqpërdoren 2 milionë euro në Thesarin e Shtetit - policia arreston një person, dy të tjerë në arrati
Lexo po ashtu Keqpërdoren 2 milionë euro në Thesarin e Shtetit - policia arreston një person, dy të tjerë në arrati

Bëhet fjalë për Labinot Grudën, zyrtari në Ministrinë e Financave si dhe Kadri Shalën përfaqësues ligjor në Kompaninë LDA Group SHPK, kompania në të cilën janë transferuar paratë nga Thesari.

I dyshuari për realizimin e këtij transaksioni Labinot Gruda kishte deklaruar se është i pafajshëm.

“Nuk pajtohem me kërkesën e prokurores së shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, sepse e ndiej veten plotësisht të pafajshëm. Pretendimet për shumën prej 2 milionë euro, nuk kanë të bëjnë aspak me mua”, kishte deklaruar Gruda para Gjykatës.

E në anën tjetër, Kadri Shala në llogarinë e të cilit janë transferuar këto para, një javë pasi që rasti u bë i ditur për opinionin, u vetë dorëzua në Policinë e Kosovës.

Shala para Gjykatës kishte deklaruar se e mjetet të cilat i ishin transferuar në xhirollogarinë e tij kishte menduar që ishin transferuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, të destinuara për një projekt të cilin e kishte në plan ta realizonte. Ai ka deklaruar se paratë i ka harxhuar pasi që me to i ka larë borxhet lidhur me projektin që e kishte në plan ta realizonte.

Labinot Gruda ishte arrestuar nga Policia në mbrëmjen e 20 tetorit ndërsa Kadri Shala ishte vetë dorëzuar në Polici më 26 tetor.

E një ditë pas kësaj ngjarje që tronditi opinionin dhe nxiti reagime të shumta ku madje u kërkua edhe shkarkimi i Qeverisë Hoti, ndodhi edhe një tjetër vjedhje e cila po ashtu nxiti reagime.

Më 21 tetor 2020 në Agjencinë e Ushqimit dhe Veteranisë persona të panjohur arritën të vjedhin kasafortën me peshë afro 300 kilogramë. Për këtë rast Prokuroria Themelore në Prishtinë po atë ditë deklaroi se kanë filluar hetimet duke mos dhënë detaje tjera shtesë.

Vjedhje edhe në AUV, merret kasaforta
Lexo po ashtu Vjedhje edhe në AUV, merret kasaforta

E pavarësisht që kanë kaluar më shumë se një muaj, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe ajo Speciale nuk kanë dhënë detaje tjera për këto dy raste.

Telegrafi ju ka dërguar pyetje më shumë se dy herë dhe të njëjtit kanë zgjedhur të heshtin dhe të mos japin asnjë detaj shtesë.

E gjitha çfarë dihet më tash është se për rastin e vjedhjes në AUV nuk ka informacione se a ka të arrestuar dhe çfarë ka bërë Prokuroria deri më tash për këtë rast përveç nisjes së hetimeve, kurse në rastin e vjedhjes në Thesarin e Shtetit e dimë që dy të dyshuarit vazhdojnë të mbesin në paraburgim. 

Vazhdimin e paraburgimit për Labinot Grudën dhe Kadri Shalën e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Bazuar në pyetjen tuaj ju informojmë se me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të pandehurit L.G i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj nga data 19 nëntor 2020 deri më 18 janar 2021, edhe të pandehurit K.SH i është vazhduar po ashtu për dy muaj nga data 25 nëntor 2020 deri më 24 janar 2021”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori