LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° fog

Prokuroria e Prizrenit dhe gjyqtarët shqyrtojnë rastet e dhunës në familje dhe bashkëpunimin institucional  

Prokuroria e Prizrenit dhe gjyqtarët shqyrtojnë rastet e dhunës në familje dhe bashkëpunimin institucional  

Prokuroria Themelore në Prizren me mbështetjen e OSBE-së ka organizuar tryezë diskutimi me prokurorët dhe gjyqtarët e rajonit të Prizrenit, si dhe bashkëpunëtorët profesionalë, me qëllim të shqyrtimit të kornizës ligjore për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Aktiviteti është mbajtur në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

U.D. Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se rastet e dhunës në familje janë problem global, dhe as Kosova nuk bën përjashtim, prandaj dhe shteti duhet të jetë garantues dhe i gatshëm për luftimin e këtyre veprave penale.


Ai ka shtuar se “Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, duhet të jetë prioritet  i organeve të drejtësisë si dhe i të gjitha institucioneve në vend”.

Në njoftim thuhet se Kryeziu ka përmendur “edhe sfidat me të cilat ballafaqohet prokuroria në baza ditore për trajtimin e veprave penale të dhunës në familje”, raporton Telegrafi.

Ndërsa, Daniel Lezo, përfaqësues i OSBE-së në Prizren, ka prezantuar gjetjet e raportit të monitorimit të gjykimeve të rasteve të dhunës në familje në Kosovë, bazuar në monitorimin e OSBE-së.

Prokurorja koordinatore për rastet e dhunës në familje, Mehreme Hoxha, ka deklaruar se rastet që kanë të bëjnë më dhunën në familje kanë prioritet dhe se është rritur edhe numri i raportimeve nga viktimat për këto vepra penale.

Diskutimet sipas njoftimit janë fokusuar në zgjidhjen e problemeve të dhunës në familje, me theks të veçantë “në trajtimin e personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor e që janë kryes të veprave penale të dhunës në familje, pastaj rastet e viktimave të ndjeshme, viktimat e përsëritura, etj”, raporton Telegrafi.

Krahas kësaj është potencuar edhe rëndësia e bashkëpunimit institucional, në mënyrë që viktimat e dhunës në familje të trajtohen me profesionalizëm dhe me dinjitet të plotë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025, Agjërimi, Syfyri dhe Iftari

Vaktia e Ramazanit 2025, Agjërimi, Syfyri dhe Iftari

Shëndetësi
Kalo në kategori