LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Ohrit ngrit aktakuzë kundër personit që ka rrahur Pendikovin

Prokuroria e Ohrit ngrit aktakuzë kundër personit që ka rrahur Pendikovin

Prokuroria në Ohër ngriti aktakuzë kundër personit që rrahu bashkëqytetarin Hristijan Pendikov, i cili aktualisht ndodhet në Bullgari, pasi akuzoi se ishte sulmuar për shkak se ndihej si bullgar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Prokuroria Themelore Publike Ohër ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vepër penale – Lëndim të rënda trupor nga neni 131 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 dhe në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, thonë nga Prokuroria.


Nga aty theksojnë se motivi i përleshjes ka qenë urrejtja për shkak të përkatësisë kombëtare dhe etnike.

“I akuzuari, së bashku me një person tjetër të panjohur deri më tani, për shkak të urrejtjes për shkak të përkatësisë kombëtare dhe etnike, kanë lënduar rëndë një viktimë.

Më 19 janar, në një kafe-bar në Ohër, i akuzuari i është afruar fillimisht tavolinës ku ishte ulur viktima dhe e ka vërejtur pasi është deklaruar bullgar. Më vonë, kur i dëmtuari është larguar nga objekti dhe ka qenë duke lëvizur në drejtim të automjetit të tij, i akuzuari dhe një person tjetër i panjohur kanë filluar ta ndjekin, e kanë sulmuar dhe e kanë goditur me duar dhe këmbë në kokë dhe trup, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike”, theksojnë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria thonë gjithashtu se gjatë procedurës hetimore i akuzuari është mbrojtur duke heshtur, por shtojnë se të gjitha rrethanat janë verifikuar dhe vërtetuar nga deklaratat e dëshmitarëve të ngjarjes dhe pamjet e siguruara nga video-inçizimi.

Prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore në Ohër ka dorëzuar propozim të veçantë për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin, sepse ende ekziston rreziku që ai të ikë për t’iu shmangur ndjekjes penale.

Ndërkohë, sipas udhëzimeve të prokurorit publik, vijojnë veprimet për identifikimin dhe heqjen e lirisë së personit tjetër të përfshirë në ngjarje”, shtojnë nga Prokuroria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori