LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Maqedonisë do të bëhet me sistem të ri elektronik për menaxhimin e lëndëve

Prokuroria e Maqedonisë do të bëhet me sistem të ri elektronik për menaxhimin e lëndëve

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të projektit “BE – Mbështetje për sundimin e ligjit” do të merr sistem të ri elektronik për menaxhimin me lëndët. Përfaqësuesit e projektit, sot, në takim me prokurorin publik Lupço Kocevski, ka informuar për aktivitetet e planifikuara të cilat duhen të realizohen në kuadër të projektit për periudhën e ardhshme.

Nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut kumtojnë se në kuadër të aktiviteteve të këtij projekti, lidhur me teknologjinë informative, fokusi i mbështetjes do të jetë në përgatitjen e specifikacionit teknik për vendosjen e sistemit të ri elektronik për menaxhimin e lëndëve në Prokurorinë Publike.

“Mjetet për këtë projekt të madh dhe kompleks, në të cilin përveç Prokurorisë publike janë përfshirë edhe disa institucione të tjera, janë siguruar përmes programit IPA-3 të Bashkimit Evropian. Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të formojë grup të posaçëm pune për digjitalizim i cili do të punojë në përcaktimin e karakteristikave funksionale të sistemit të ri, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e Prokurorisë publike. Shoqata e Prokurorëve publik në mbledhjen e sotme ishte edhe kryetari i së cilës Elvin Veli do të angazhohet në mbështetjen e procesit të ndërtimit të sistemit të ri elektronik”, kumtoi nga Prokuroria publike.


Ata theksojnë se ekspertë vendas dhe ndërkombëtar të TI-së janë duke punuar në përmirësimin e sistemit ekzistues Luris për ndihmë juridike ndërkombëtare.

Pas përfundimit të kësaj, nga Prokuroria Publike thotë se vendi do të jetë i pari në rajon që do të mundësojë lidhjen e drejtpërdrejtë elektronike të sistemeve Luris në Prokurorinë publike dhe Ministrinë e Drejtësisë.

“Nga aktivitetet e tjera, projekti ‘BE – Mbështetje për sundimin e ligjit’ punon në përmirësimin e akteve ligjore dhe nënligjore për vlerësimin, kontrollin dhe përgjegjësinë disiplinore të prokurorëve publikë, ndihmon në trajnimin e hetuesve në qendrat e hetimit, kontribuon në përgatitjen e Strategjisë së re të për komunikim dhe transparencë së Prokurorisë publike, si dhe analizon resurset njerëzore në dispozicion të Prokurorisë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë publike.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori