LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i Shtetit: Së shpejti do të dihen shkaqet e vdekjes së Naser Makollit

Prokurori i Shtetit: Së shpejti do të dihen shkaqet e vdekjes së Naser Makollit

Prokurori i Shtetit, respektivisht prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se pas sigurimit të raportit të ekspertizës së obduksionit lidhur me shkaktarin e vdekjes dhe pas analizimit të të gjeturave tjera, të deklaratave të të gjithë dëshmitarëve, pas ekzaminimit të provave materiale që janë siguruar nga vendi i ngjarjes, incizimeve dhe mostrave të ushqimit që janë marr në vendin e ngjarjes, do të nxirret përfundimi lidhur me shkaktarin e vdekjes së të ndjerit N.M.

Në njoftimin për media thuhet se sot prokurori kujdestar së bashku me një prokuror tjetër nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë marrë pjesë në kryerjen e autopsisë së N.M. në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku të ndjerit i janë marrë të gjitha mostrat, si të gjakut, urinës, mostrat për analiza toksikologjike, të cilat me urgjencë janë dërguar për ekzaminim në laborator.


Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të Prokurorisë:

“Prokurori i Shtetit, respektivisht prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dje më 3 prill 2017, nga Policia e Kosovës është njoftuar se nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan në QKMF në Lipjan është sjellë pa shenja jete personi N.M.

Prokurori kujdestar nga kjo prokurori, posa ka pranuar këtë informacion ka dalë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe me urdhër të tij rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sot, 4 prill 2017, prokurori kujdestar së bashku me një prokuror tjetër nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë marrë pjesë në kryerjen e autopsisë së N.M. në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku të ndjerit N.M. i janë marrë të gjitha mostrat, si të gjakut, urinës, mostrat për analiza toksikologjike, të cilat me urgjencë janë dërguar për ekzaminim në laborator.

Pas sigurimit të raportit të ekspertizës së obduksionit – lidhur me shkaktarin e vdekjes dhe pas analizimit të të gjeturave tjera, të deklaratave të të gjithë dëshmitarëve, pas ekzaminimit të provave materiale që janë siguruar nga vendi i ngjarjes, incizimeve dhe mostrave të ushqimit që janë marr në vendin e ngjarjes, do të nxirret përfundimi lidhur me shkaktarin e vdekjes së të ndjerit N.M”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Lajme
Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Lajme
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Kalo në kategori