Një prokuror në Shqipëri ka kërkuar që nipi i ish-diktatorit të Shqipërisë., Enver Hoxhës, dhe tetë ndihmës të tij, të dënohen dhe burgosen për trafikim të drogës në Evropën Perëndimore.
Ky prokuror ka kërkuar sot nga Gjykata e Krimeve Serioze në Tiranë që ta dënojë Ermal Hoxhën me 13 vjet burg, ndërsa të tjerët, përfshirë dy kolumbianë, ndërmjet 13 e 15 vjet burg, raporton agjencia AP nga Tirana.
Ermal Hoxha, 42 vjeçar, dhe personat e tjerë ishin arrestuar në janar të vitit 2015, të akuzuar për krijimin e grupit të organizuar kriminal, që ka përpunuar dhe trafikuar kokainë në vendet e Evropës Perëndimore.
Policia i kishte konfiskuar 120 kilogramë drogë, para të gatshme dhe armatim, në një bazë të tyre.
Ermal Hoxha është nipi më i madh i ish-diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxha, i cili sundoi në këtë vend me grusht të hekurt prej vitit 1944 e deri kur vdiq, në vitin 1985. Pesë vite pas vdekjes së tij, nga revolta studentore u përmbys regjimi izolacionist komunist.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'