LAJMI I FUNDIT:

Prokurori jep detaje të reja lidhur me rastin në Pejë, zgjerohen hetimet për dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës

Prokurori jep detaje të reja lidhur me rastin në Pejë, zgjerohen hetimet për dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës

Dorjan Juniku, njëri nga dy prokurorët e rastit për rrahjen e të moshuarës në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë ka sjellë hollësi të reja për çështjen në fjalë.

Në një paraqitje të drejtpërdrejt për ‘RADIO 1’, Juniku konfirmoi se sapo ka përfunduar (ora12:15min) intervistimi dhe vlerësimi i gjendjes së viktimës nga ana e psikiatrit dhe se shumë shpejt ai do të jetë në duart e prokurorit.


Juniku poashtu konfirmoi se ka lëshuar autorizime për zgjerim hetimesh, konkretisht për intervistim të personelit të qendrës së të moshuarve ‘Orenda’ në Pejë.

Tutje, Juniku, theksoi se po përgatitet kërkesën për vazhdim paraburgimi për tre të dyshuarat e rastit, të cilat që nga dje mbeten në ndalim policor për 48 orë.

“Janë tre elementë të reja si informacione me interes për publikun që mund ti konfirmojë për ‘Radio 1’ deri tani kur po flasim. Tani, 5 minuta më parë u informova se sapo ka përfunduar (ora12:15min) intervistimi dhe vlerësimi i gjendjes së viktimës nga ana e psikiatrit dhe se shumë shpejt ai do të jetë në duart tona si raport. Përveç kësaj mund t’iu rikonfirmoj se kam lëshuar autorizime për zgjerim hetimesh, konkretisht për intervistim të personelit të qendrës së të moshuarve ‘Orenda’ në Pejë dhe si element tjetër është se po përgatisë kërkesën për vazhdim paraburgimi për tre të dyshuarat e rastit, të cilat që nga dje mbeten në ndalim policor për 48 orë. Dje është përfolur se një nga të dyshuarat është liruar por ky lajm nuk qëndron. Të tre të dyshimtat mbetet në ndalim’-tha Juniku në ‘RADIO 1’.

Ndryshe tre punonjëset e arrestuarat dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi””, ka konfirmuar prokuroria.

Tutje, Prokuroria ka njoftuar se në këtë çështje ka angazhuar dy prokurorë të shtetit.

Pamjet çnjerëzore teksa rrahet e moshuara kanë tronditur vendin, por për këtë rast kanë raportuar edhe mediat e rajonit dhe ato botërore.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori