LAJMI I FUNDIT:

Prokurorët francezë nisin hetimet kundër Francois Fillon

Prokurorët francezë nisin hetimet kundër Francois Fillon
Les Republicains (LR) party candidate for the French 2017 presidential election, Francois Fillon, gives a talk during his visit at the Konrad Adenauer Foundation in Berlin on January 23, 2017. / AFP PHOTO / Tobias SCHWARZ

Prokurorët thanë se kanë nisur hetimet formale kundër kandidatit për president të Francës, Francois Fillon, nën dyshimet se ka keqpërdorur fondet publike.

Kandidati i qendrës së djathtë dyshohet se ka paguar familjen e tij me qindra-mijëra euro për punën që nuk e ka bërë.


Fillon mohon çdo keqbërje, ndërsa më herët ka thënë se do të tërhiqet nga gara nëse vihet nën hetime.

Deri vonë, ai ka qenë favorit për të fituar zgjedhjet presidenciale të prillit.

Por, Fillon, ish-kryeministër, tani ka zbritur pas kandidates së esktremit të djathtë, Marine Le Pen, dhe kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron.