Kosova rrezikon të përfshihet nga pakënaqësitë sociale, për shkak të Projektligjit për Paga. Sindikalistë të sektorëve të ndryshëm publikë kanë paralajmëruar protesta dhe greva si formë presioni për miratimin sa më të shpejtë të këtij Projektligji.
Ligji i Pagave është miratuar njëherë në shkurt të vitit 2019 dhe ka hyrë në fuqi muajin pasues. Por, një muaj para se të niste zbatimi i tij – në janar të 2020-së – institucioni i Avokatit të Popullit e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për, siç ka thënë, “vlerësimin e përputhshmërisë” së tij me Kushtetutën e Kosovës.
Gjykata, më pas, ka konstatuar se ligji i miratuar nuk është në përputhje me 11 nene të Kushtetutës dhe se shkakton “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të Gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura”.
Ky Ligj është shfuqizuar dhe që nga ajo kohë ka mbetur pezull, kryesisht për shkak të zhvillimeve politike, që kanë përfshirë disa palë zgjedhje në vend.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se projektligji tani është në fazën e fundit të rihartimit dhe se miratimi nga ta pritet të bëhet muajin e ardhshëm. Ata, po ashtu, kanë premtuar konsultime publike për të.
Pas miratimit në Qeveri, Ligji duhet të kalojë në Kuvend, të nënshkruhet nga presidentja dhe të dalë në gazetën zyrtare. Projektligji parasheh rritje të pagave në bazë të koeficientit, apo detyrave që kanë punonjësit publikë.
Deri në miratimin dhe fillimin e zbatimit të tij, sindikata të ndryshme kanë kërkuar nga Qeveria që të ndajë mjete shtesë, krahas pagave mujore.
Sipas tyre, ato janë të domosdoshme, për shkak të rritjes së inflacionit. Muajin e kaluar, inflacioni në Kosovë ka arritur në 7.5 për qind, krahasuar me 0.7 për qind sa ka qenë në shkurt të vitit 2021.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka paralajmëruar protestë në Prishtinë, më 8 prill, nëse Qeveria e Kosovës, sipas tij, nuk bën zgjidhje për projektligjin e pagave.
Sindikata e shëndetësisë ka thënë se më 7 prill do të vendosë për “veprime sindikale”. Sindikata e arsimit ka thënë se do të presë një takim me zyrtarë të Qeverisë deri më 2 prill – në të kundërtën, do të futet në grevë. Ndërsa, Sindikata e stafit administrativ në sistemin e drejtësisë ka thënë se i jep afat ekzekutivit deri në gjashtë muaj; nëse projektligji për paga nuk i përmbush kërkesat e saj për rritje pagash, edhe kjo sindikatë mund të ngrihet me shprehje të pakënaqësive.
Sindikatat: Qeveria nuk është transparente
Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, thotë se pakënaqësitë e punëtorëve janë rritur, pasi zyrtarë të Qeverisë janë zotuar se projektligji për pagat do të miratohet nga ta në muajin mars.
“Ne jemi të pakënaqur me pagat, mirëpo i kemi dhënë mundësi dialogut. Dialog nuk ka. Atëherë, mjet i fundit është reagimi sindikal. Nuk kemi pasur takim me zyrtarë të Qeverisë, ata kanë premtuar, por vetëm një mbledhje simbolike është mbajtur. Gjithçka është duke shkuar në mënyrë jotransparente”, thotë Syla.
Grevën e fundit njëditore, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e ka mbajtur më 25 nëntor të vitit 2021, pikërisht me kërkesën për rritje pagash.
Paga e mjekut specialist në Kosovë aktualisht është 600 euro; me ligjin e shfuqizuar do të ishte 1,195 euro.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se institucionet nuk kanë dhënë informacione se në cilën fazë të hartimit është Projektligji për Paga.
“Pakënaqësia më e madhe është se përse Qeveria po i mbyll dyert dhe po i ik dialogut me SBASHK-un dhe sindikatat e tjera… Ky dialog po mungon dhe kjo po krijon tensione shtesë, sepse ne nuk po kemi përgjigje zyrtare për shumë çështje”, thotë Jasharaj për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, SBASHK-u kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të ndajnë mjete shtesë – 100 euro në muaj – për të gjithë të punësuarit në sistemin e arsimit dhe kulturës, derisa të fuqizohet Projektligji për Paga dhe të nisë së zbatuari.
Ligji i shfuqizuar ka paraparë rritjen e pagës së një mësimdhënësi të shkollës fillore nga 470 euro në 612 euro: të një arsimtari të shkollës së mesme nga 525 në 621 euro, dhe të asistentëve dhe profesorëve universitarë nga 1,070 në mbi 1,338 euro. Punëtorët e administratave të gjykatave dhe prokurorive kanë qenë në grevë nga data 1 deri më 18 mars, duke kërkuar po ashtu rritje pagash.
Kryetari i Shoqatës Sindikale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi thotë se kërkesë kryesore e tyre ka qenë që, në kuadër të projektligjit të pagave, pagat e punëtorëve të administratës të përafrohen me ato të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Sipas tij, paga mesatare e stafit administrativ është rreth 400 euro në muaj, kurse e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga 1,800 deri në 2,700 euro.
Derisa të nisë së zbatuari Ligji për Paga, Rrustemi thotë se sindikata që udhëheq ai, kërkon po ashtu 150 euro shtesë në muaj për çdo punëtor të administratës, si dhe pagesën e shujtës ditore dhe të udhëtimit.
Rrustemi thotë se greva është pezulluar për t’i dhënë kohë Qeverisë, deri në gjashtë muaj, për përmbushjen e kërkesave të sindikatës së tij.
“Nëse eventualisht jemi të pakënaqur me Projektligjin e pagave, atëherë mjet i fundit është greva, sepse greva është pezulluar dhe nuk është ndërprerë”, thotë Rrustemi.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se konsultimet publike për projektligjin e pagave do të fillojnë gjatë marsit, kur do të jenë të ftuara të gjitha sindikatat, mediet dhe shoqëria civile. Megjithatë, deri me datën 30 të këtij muaji nuk ka pasur njoftim për ndonjë debat të tillë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

Arabia Saudite e interesuar për investime në Kosovë

Çmimi i Bitcoin bie nën 80 mijë dollarë - pse po humb vlerë kriptovaluta kryesore?

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Rritet kostoja e ndërtimit, 4.4 për qind më shumë në tremujorin e katërt të 2024-së krahasuar me periudhën e njëjtë të 2023

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet